Albana SHOSHI

Ekzaltimi

24 nentor – 3 dhjetor, 2010

Albana Shoshi krijon tablo realiste. Ajo ka zgjedhur subjektet që portretizojnë natyrën e vërtetë të kohës në të cilën jetojmë. Me stilin dhe teknikën e saj, Albana Shoshi është përfaqësuese e fotorealizmit në zhvillimin e pikturës realiste në Shqipëri. Në grupin e veprave të saj, të cilat përmbajnë një psikologji të tyre mbi krijimin, një sërë subjektesh dhe ngjyrash zbulojnë se përvoja e saj deri më tani ka hapur rrugën drejt kapërcimit të stilit fotografik të shpejtë ose të zakonshëm dhe klishe si burim informacioni për fotorealizmin dhe hiperealizmin e saj.

Suzana Varvarica Kuka, kritike arti