Rezidencë # 6

Kthehu/Fillo/Përpara

10 – 20 Nëntor, 2010

Ledia KOSTANDINI, Enkelejd ZONJA, Marlene HOUSEGGER (AUSTRIA)

“Kthehu/Fillo/Përpara” erdhi si një reflektim mbi situatën e sotme në Shqipëri, por ashtu si vetë titulli sugjeron, ajo gjithashtu tregon përpjekjet e para për t’u marrë me të kaluarën tonë të kohëve të fundit, me një fokus të qartë në zhvillimet aktuale të politikës dhe shoqërisë shqiptare nga këndvështrimi i dinamikës lokale/globale. Ekspozita sinjalizon një ndryshim në ndjeshmërinë e brezit të ri të artistëve shqiptarë të cilët duken se po largohen nga magjepsja prej ndryshimeve të dukshme në peisazhin konkret të qytetit, drejt një nevoje të thellë për të kuptuar ndarjen midis të shkuarës dhe të tashmes.

Kjo ngjarje u organizua nga T.I.C.A – dhe Zeta, Tiranë, mbështetur nga Fondacioni FAVA dhe Ambasada Austriake.