EDEN EDEN EDEN 3: Të ndezësh një zjarr në fund të oqeanit

Të ndezësh një zjarr në fund të oqeanit,
është kapitulli i tretë i ekspozitës Eden, Eden, Eden, pjesë e Manifesto Dezertion.

Sjellë nga Vincent W.J van Gerven Oei dhe Çiçek İlengiz

Hapja e ekspozitës: 31 gusht, 2023, ora 19:00.

Të ndezësh një zjarr në fund të oqeanit mori formën e një ecjeje përgjatë perimetrit gjysmërural të Tiranës ku, më 2017, një arkitekt Italian propozoi krijimin e një “Pylli Orbital” 60 kilometra të gjatë: një “rrip prej 2 milionë pemësh përreth qytetit, i cili mund të frenojë konsumimin e tokës”. Megjithatë, në vitet e fundit konsumimi i tokës ka arritur nivele marramendëse, për të kënaqur maninë e korruptuar të ndërtimit të qeverisë dhe të oligarkëve. Gjoja i pikëlluar për humbjen e hapësirave të gjelbëra, Kryeministri është përgjigjur me krijimin e pyllit të tij privat me një vlerë prej 3.6 milionë eurosh, “Kopshti i Edenit”, i projektuar për t’u ndërtuar në oborrin e selisë së tij, si “një kujtesë e natyrës që është zhdukur prej kohësh nga hapësirat tona të ndërtuara”. Meqë aksionet politike e kanë treguar veten të paefektshme në peizazhin e djerrë të ideve në Shqipëri, Të ndezësh një zjarr në fund të oqeanit e mobilizoi Pyllin Orbital për një tjetër qëllim: përfytyrimin e një jete pa caqe në Tiranë. Kolektivi i MANIFESTO-s ndërmori një ekzorcizëm politik të fuqishëm, të përbashkët dhe të vazhdueshëm, duke ecur përgjatë perimetrit të lakuar të Pyllit Orbital në drejtimin e kundërt të lëvizjes së akrepave të orës: inaugurimi i një pelegrinazhi të përvitshëm drejt asgjësë përmes një pylli joekzistues.

Manifesto DESERTION u mbështet nga: Foundation for Art Initiatives, Goethe-Zentrum Tirana, Co-funded by the European Union, Kooperativa (Regionalna platforma za kulturu), NKSS (Nezavisna Kulturna Scena Srbije), European Fund For the Balkans.