EDEN 2: Billbordi Lëvizës

EDEN 2: Billbordi Lëvizës – E hënë, 31 korrik 2023, ora 19:00.

Qendra e Artit Bashkëkohor ZETA ka kënaqësinë të prezantojë episodin e dytë të ekspozitës Eden, Eden, Eden: Billbordi Lëvizës, pjesë e projektit Manifesti i Dezertimit. Përzjerë nga La Société Spectrale (Armando Lulaj, Jonida Gashi, Pleurad Xhafa), Billbordi Lëvizës është një projekt me bazë performative, i cili zhbiron mundësinë e dezertimit të modeleve të ngritura të ekspozitë-bërjes.

Konceptuar si një projekt bashkëpunues, La Société Spectrale ftoi dymbëdhjetë artistë/artiste që të merrnin pjesë në Billbordin Lëvizës duke kontribuuar secili/secila nga dy punë: një punë të tyren dhe një punë të një artisti/artisteje që nuk jeton më, por praktika e së cilit/së cilës ka qenë e rëndësishme për ta dhe vepra e së cilit/së cilës i përgjigjet momentit aktual dhe të ardhmes së afërt. Punët më pas u paraqitën në njëzetë e katër billborde, ku çdo billbord u shfaq, pa asnjë paralajmërim, në një vendndodhje të caktuar në Tiranë, apo rrethinat e saj për vetëm një orë, dhe në përfundim të këtij intervali kohor u “zhduk” në mënyrë po aq të papritur. Ky proces i ndërlikuar hyn në hapësirën e galerisë dhe i vihet në dispozicion shikuesit në formën e dokumentacionit fotografik që shfaqet mbi një monitor të vetëm, në mënyrë të tillë që çdo billbordi i korrespondon një imazh që shfaqet në ekran për ekzaktësisht një minutë, ndërsa projekti në tërësi merr formën e një sekuence ciklike prej njëzetë e katër minutash e cila përsëritet vazhdimisht.

Me billborde nga: Issam Badr, Zef Bumçi, The Question of Funding, Deniz Gezmiş, Barbad Golshiri, Martin Johnson Heade, Alban Hajdinaj, Osamu Kanemura, Theodore John Kaczynski, David Kampi, Edward Kienholz, Kioumars Pourahmad, Tong Lam, Marco Mazzi, Chris Marker, Pınar Öğrenci, Walid Raad, Sara Rahbar, Ketty La Rocca, Christoph Schlingensief, Alessandro Scotti, La Société Spectrale, Dziga Vertov dhe Ian Wilson….