Plagët e Burimit – Politikat e Mineralit | Konferencë | Program Rezidence në Bulqizë – Tiranë

Qendra ZETA ka kënaqësinë t’ju ftojë në konferencën me titull “Plagët e Burimit”, si pjesë integrale e projektit “Palitikat e Mineralit”, që po zhvillohet aktualisht mes qytetit të Bulqizës dhe Tiranës. Nëpërmjet bisedës së panelistëve të ftuar, kjo konferencë mundohet të hedhë dritë mbi një nga plagët e shoqërisë shqiptare siç është qyteti industrial verilindor i Bulqizës, ku shfrytëzimi financiar i këtij qyteti ka qenë në duart e kompanive private, të tilla si Albchrome, një nga më të mëdhatë në vend, që në mënyrë të dukshme është shumë e lidhur me regjimin aktual politik dhe informacioni ka qënë në menyrë konstante i manipuluar nga autoritetet publike përgjegjëse.

Ky diskutim do të moderohet nga Elsa Demo, gazetare e kulturës, kritike, studiuese dhe autore televizive.

Panelistët:

Bardhul Alla (Bulqizë, 1983) minator, që punon në minierën e privatizuar të qytetit nga viti 2010. Alla është gjithashtu dhe anëtar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Vincent W. J. van Gerven Oei (1983) filolog, botues dhe bashkëdrejtues i platformës botuese të pavarur me qasje kritike “punctum”. Studioi kompozicion klasik, gjuhësi, art multimedial dhe psikoterapi analitike grupore. Ai mori Ph.D. në Media & Komunikime, nga Shkolla e Diplomacisë Evropiane dhe Ph.D. në Mendimin Modern, nga Universiteti i Aberdeen.

Arben Malaj (Vlorë, 1961) ka qenë ministër i Financave dhe Ekonomisë, në Republikën e Shqipërisë, në periudha të ndryshme, nga 1997 deri në 2005. Ai është i njohur për transformimin e ekonomisë shqiptare në një profil evropian, pas vështirësive të krizës social-ekonomike, që kaloi vendi gjatë vitit 1997. Ai shërbeu si Anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, nga 1997 deri në 2013, duke kryesuar Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Projekti, “Politikat e Mineralit”, është i mbështetur nga Fondi Kulturor Zviceran, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership (CBTL).