Andrea Martinucci – Turbomondi (Melodia)

Andrea Martinucci – Turbomondi (Melodia)

Me një tekst nga Damiano Gullì

Hapja e martë 19 tetor 2021, ora 18:30, Zeta Contemporary Art Center. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri të Mërkurën 20 Tetor 2021 (ora 10.00 / 18.30).

Turbomondi (Melodia) është një përvojë hipnotike brenda botëve që marrin në pyetje fuqinë komunikuese të fjalës, bindjen e saj dhe mekanizmat që ajo përdor në diktimin e lidhjeve të shoqërisë. Duke i dhënë jetë situatave të krijuara nga një pavetëdije që tërhiqet nga thellësia e imagjinatës në krijimin e panoramave të reja të mundshme, artisti vazhdon eksperimentimin e tij duke u mbështetur lirshëm në gjuhën e kinemasë dhe reklamave, pa mohuar një referencë edhe për poezinë vizive, për të hetuar mekanizmat e komunikimit si subjekt. Një histori misterioze, një film me kuadre fikse, të palëvizshme, pa sekuenca ose lëvizje të tjera të kamerës. Vepra prezanton çelësin e hyrjes për kërkime më të gjera që artisti po zhvillon me Turbomondi, një galaktikë botësh të lëna në ajër, të populluara nga krijesa as njerëzore dhe as jashtëtokësore, gjë që sfidon vizionin antropocentrik të një universi që mund të mos ishte ezauruar. “Asnjë qenie nuk mbetet kurrë e njëjtë me veten, por shpërbëhet dhe ribashkohet, sipas forcave superiore. Cfarë jam? Çfarë kam qenë? Çfarë do të bëhem? Turbomondi na fton të rishqyrtojmë idetë që kemi për atë se çfarë do të thotë të ekzistosh, çfarë është Toka, çfarë është shoqëria”. Turbomondi (Melodia) është projekti fitues i Cantica21, Italian Contemporary Art Everywhere, i promovuar nga MAECI-DGSP dhe MiC-DGCC që promovon dhe perfeksionon artin bashkëkohor italian, duke mbështetur prodhimin e veprave dhe duke i ekspozuar ato në Institutet Italiane të Kulturës, në Ambasada dhe Konsullata. Me këtë rast, Turbomondi (Melodia) hyri në koleksionin publik të Institutit Qendror për Grafikë në Romë, i shoqëruar me një tekst eksperimental nga Damiano Gullì.

Andrea Martinucci, Turbomondi(Melodia)
Video Monocanale 4k transferuar në H264, 1920 × 1080px, 2021
Kohëzgjatja 7’25 “, loop, ngjyrë, tingull stereo. Titrat anglisht-italisht
Përdorim i lejuar me mirësjellje nga vetë artistit, Instituti Qendror për Grafikën, MAECI-DGSP dhe MiC – DGCC.
Instituti Qendror për Grafikën, KoleksioniPermanent , Romë.

NJË F FILM NGA Andrea Martinucci; SCRIPT Barbara Bigi, Andrea Martinucci; SUPERVIZIONI SCRIPT Laura Sinceri; FOTOGRAFIA
Jacopo Farina; OPERATOR KAMERA Raffaele Diacono; SKENOGRAFIA Benedetta Maestro; NDIHMËS SKENOGRAF
Romeo Steiner, Weronika Wolińska; MONTAZHI DHE POST Beppe Leonetti; MUZIKA DHE ZËRI Ivano Pecorini; EFEKTET VIZIVE
Leonardo Casani; PRODUKSIONI EKZEKUTIV NOS Visual Arts Production; PËRKTHIMET Maria Vittoria Di Sabatino; FALEMINDERE
SPECIALE NDAJ Officine De Rolandi, Milano, Aurelio Di Virgilio, Jacopo Belloni.

Andrea Martinucci (1991, IT) është një artist pamor i cili artikulon rrugën e tij tërthore si një kërkim kapilar që integron median dhe gjuhë të ndryshme si piktura, video dhe shkrimi. Martinucci, edhe pse i lidhur fort me pikturën ka studiuar për Dizajn Multimedial në Akademinë e Arteve dhe Teknologjive të Reja në Romë. Ndër ekspozitat e tij personale ia vlen të përmenden: I will give you a taste of your inner desires, Renata Fabbri, Milano; Will aliens believe in me?, Open Care për Banca Sistema, Milano; Glory Black Hole, Dimora Artica, Milano; The Court, Di Pietro-Lucchi, Pescara. Ndër ekspozitat kolektive të kohëve të fundit: Canny Family, VUNU Gallery, Kosice; XX Premio Cairo, Palazzo Reale, Milano; Everytime you switch me off, we die, a little. FOOTHOLD, Bari; FOREVER NEVER COMES, Museo dell’Arte e Archeologico della Maremma, Grosseto; Moneypulation, ArtBasel, Basilea; Endless Backup, FuturDome, Milano; Vis-à- Vis, Institut Français, Milano; Cartabianca, Museo Villa Croce, Genova; Quadratonomade, Palazzo delle Esposizioni, Roma; È così difficile dimenticare il dolore, Mattatoio (ex Macro Testaccio), Roma. Martinucci ka marrë pjesë edhe në Projekte të ndryshme si Fenomeno Pasquarosa, në dialog me Pier Paolo Pancotto, La Fondazione – Fondazione Nicola Del Roscio, Roma; MANIFesta – Iniziative di II, nën kujdesin e Lisa Andreani, VEGA, Maziar Firouzi dhe Giulio Rampoldi, MACRO, Roma; Spazi Festival, Fabbrica del Vapore, Milano; Tech Gleba, Una Vetrina, Roma. Në vitin 2020 ai ishte ndër fituesit e Cantica21 Italian Contemporary Art Everywhere (MAECI-DGSP/MiC-DGCC), me veprën Turbomondi (Melodia), një video-instalim për Koleksionin Publik të Institutit Qendror për Grafikë, Romë.