Johannes Gierlinger | Një histori idesh

Johannes Gierlinger

Një histori idesh

Hapja e ekspozitës, 29-09-2021, 18:00

ZETA Qendër për Artin Bashkëkohor

Instalimi i përbërë nga 3 projeksione në ekspozitën personale të artistit Austriak, Johannes Gierlinger, “Një histori idesh”, është një reflektim mbi historinë dhe kujtesën në qytetin ish-pluralist dhe revolucionar Polak, Bialystok. Në keto materiale filmike, të rinjve nga Bialystok u bëhen pyetjet e mëposhtme: A është historia e rëndësishme? A duhet ta shikoni botën në mënyrë më kritike? Çfarë do të thotë rezistencë? Personazhet e intervistës i referohen interpretimit të historisë, kritikës dhe formave të rezistencës, nëse ka. Kështu, “Një histori idesh” bëhet një reflektim mbi leximin e ngjarjeve historike brenda historiografisë kolektive dhe kulturës së përkujtimit duke iu referuar tërthorazi ngjarjeve aktuale politike në Poloni dhe Evropë.

Ky projekt mbështetet nga Österreichische Botschaft Tirana/Ambasada Austriake Tiranë dhe Raiffeisen Bank