Diskutim online | POP në Austri dhe Shqipëri

Diskutimi në internet “POP në Austri dhe Shqipëri”, organizuar nga Zeta Center dhe mbështetur nga Ambasada Austriake në Tiranë, u mbajt në 2 Dhjetor, përmes zoom, me pjesëmarrjen e: Karl Wratschko, Ledia Kostandini, Nevin Bilali, Mikaela Minga dhe Joni Shanaj, moderuar nga Endri Dani.

Karl Wratschko – Rreth ekspozitës “POP 1900-2000”, mbajtur në Muzeun Historik të Grazit.

Ledia Kostandini – POPing nëpër qytet

Nevin Bilali (Anima Pictures) – POP dhe Reklama në Shqipëri

Mikaela Minga – POP dhe Muzika Shqiptare

Joni Shanaj – POP dhe Kinemaja Shqiptare

Karl Wratschko punon si kurator, regjisor dhe artist. Në punën e tij kuratoriale, ai fokusohet në – Filmin Avantgarde, Filmin pa Zë dhe muzikën Experimentale. Ai punon si kurator në Festivalin “Il Cinema Ritrovato“ në Bolonjë që nga viti 2016. Filmat e tij janë: mare liberum | mare clausum (2019); Index (2018); I have seen the future (2017); Pale April (2016); Monte Nero (2014). Instalacionet: Ich bin viele Gesichter (2018); Informa (2016) (së bashku me Michael Bachhofer). Projektet aktuale artistike dhe kuratoriale janë: projekti i filmit Präsenz (bashkë me Aleksandra Kolodziejczyk); projekti i filmit Remade; ekspozita POP 1900-2000, në Universalmuseum Joanneum (së bashku me Maria Froihofer dhe David Reumüller) dhe Guggenheim në Floridsdorf (projekt artistik në hapësirën publike bashkë me God’s Entertainment).

Mikaela Minga është Dr. në etno/muzikologji, e cila merret me praktika të ndryshme muzikore të arealit ballkanik e mesdhetar; me muzikën e shekullit të njëzetë, si dhe me lidhjet e muzikës me kinemanë dhe multimedian në përgjithësi. Në fokus më specifik të saj kanë qenë aspekte të caktuara të kulturave urbane ballkanike e mesdhetare; dukuri dhe zhvillime muzikore të lidhura me periudhën diktatoriale dhe postdiktatoriale në Shqipëri, parë qoftë në kuadrin e ngushtë krijues artistik, ashtu edhe në një rrafsh social-kulturor. Është autore e disa librave dhe e një numri të konsiderueshëm artikujsh dhe esesh të botuara në organet e medias së shkruar dhe asaj online.
Fusha interesi: etno/muzikologji; studimet mbi muzikën popullore dhe mbi performancën artistike; antropologji kulturore; muzika, filmi dhe multimedia; studimet kritike.

Joni Shanaj (Tiranë, 1976) është regjisor filmi. Ai studioi film dhe antropologji sociale në Suedi dhe tani vazhdon punën e tij artistike si regjisor dhe profesor i filmit në Tiranë, Shqipëri. Ai është i njohur për filmin e tij me metrazh të gjatë Pharmakon (2012) i cili ishte dhe hyrja shqiptare për Oskarin më të Mirë në Gjuhë te Huaj, të Akademisë së 85-të të  Çmimeve. Ai gjithashtu drejtoi dokumentarin “Ivi Tirana Punk (2000)” i cili është kthyer në një film kulti për brezat e Shqipërisë që janë të njohur me këtë zhanër dhe ideologji.

Ledia Kostandini (1983, në Pogradec) jeton dhe punon në Tiranë. Ajo u diplomua në Universitetin e Arteve në Tiranë. Ajo ishte fituesja e Çmimit Ardhje për artistët e rinj shqiptarë (2011) dhe mori pjesë në ISCP-International Studio & Curatorial Program, në New York (2012). Ekspozitat e saj solo përfshijnë: “Let Us Meet In Between”, Bazament Art Space, Tiranë (2018); “Blockwork”, Qendra Kulturore Tulla, Tiranë (2016) dhe “Qendra Estetike”, Miza Galeri, Tiranë (2014). Ajo ka marrë pjesë në ekspozita të shumta në grup, duke përfshirë: Mediterranea 18, Bienalja e Artistëve të Rinj, Tiranë (2017); “Kjo nuk është një palmë”, Neurotitan Gallery, Berlin (2015); “100km Art”, Tirana Art Lab, Tiranë (2013); “Rewind Play Forward”, Galeria Zeta, Tiranë & Akademie Graz, Grac (2011); “Onufri XVII”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, (2010); “Jeune creation”, Centquatre, Paris (2009); “Feedback 1989”, Hotel Dajti, Tiranë (2009); ‘Hapësira Ime”, Galeria Zeta, Tiranë & Haus am Lützowplatz, Berlin (2008).

Anima Pictures është një kompani e specializuar në krijime dhe prodhime audiobvisuale. Ajo u themelua në vitin 2009 me synimin që të krijoj përmbajtje cilësore për klientet e saj. Eksperienca ndër vite ka treguar se ajo operon cilësisht në konceptim dhe realizim të industrisë së reklamave, të filmit, video muzikore, evente publike, shfaqe televizive, etj.