Remapping the Origins | Johannes Gierlinger | Diskutim/Punëtori

Qendra ZETA, ka kënaqësinë të ftoje artistë dhe regjisorë në mediumet, video-film, të dërgojnë aplikimet e tyre për të marrë pjesë në diskutimin/punëtorinë online: “Remapping the Origins“.

“Remapping the Origins“ do të organizohet nga Qendra ZETA, nën udhëheqjen e Johannes Gierlinger (artist dhe regjisor, bazuar në Vienë) në fund të muajit nëntor, moderuar nga Olson Lamaj (artist, bazuar në Tiranë).

Duke filluar me analizën e tre veprave të fundit kinematografike të Gierlinger-it (“Rihartëzimi i Qytetit”, “Në Shpellën e Platonit” dhe “Rendi i Ëndrrave”), të realizuara gjatë periudhës 2015-2018, biseda do të zgjerohet duke marrë formën e një shkëmbimi eksperiencash me pjesëmarrësit e interesuar.

Ky diskutimin/punëtori do të përpiqet të qartësojë ambiguitete rreth elementeve përbërëse të punës krijuese në fushën kinematografike dhe më gjerë. Fokusi primar do të jetë qyteti, si një platformë rezistence, sitë kujtimesh, hapësirë ballafaqimi me të shkuarën dhe mbi të gjitha për domosdoshmërinë e reflktimeve mbi sfidat që po përballen shoqëritë sot.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një tekst (max – 300 karaktere) duke argumentuar ersye specifike për pjesëmarrjen në këtë projekt, në adresën:

zetagaleri@gmail.com

Afati: 25 Nëntor 2020.

Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen menjëherë me e-mail.

Ky projekt mbështetet nga Ambasada Austriake në Tiranë.