Projeksion filmi | The Invisible Frame

Projeksion filmi

ZETA ka kënaqësinë t’ju ftojë në projeksionin e filmit dokumentar:

The Invisible Frame / Korniza e padukshme

Regjia: Cynthia Beatt
87 min, me ngjyra, 2009

Gjuha: anglisht me titra gjermanisht


Ditën e enjte, 10 tetor 2019
Ora 19:00

Vendi: Zeta Galeri
Hyrja: falas

Ky projeksion është në vazhdim të bashkëpunimit me Goethe – Zentrum Tiranë, ku një artist bashkëkohor shqipëtar është ftuar për të përzgjedhur një film nga arkiva e filmit, e Goethe – Institut dhe të prezantojë zgjedhjen e tij për publikun e ZETA’s. Artisti i ftuar, që ka përzgjedhur filmin dokumentar, është Matilda Odobashi.

Në vitin 1988, Cynthia Beatt dhe Tilda Swinton me biçikletat e tyre, u nisën në një aventur në një territor relativisht të panjohur. Ato i dhanë biçikletës përgjatë gjithë perimetrit të Murit të Berlinit me qëllim dokumentimin e vëndeve që kaluan, por edhe për të kapur një pamje introspektive të Berlinit Perëndimor si edhe pamjen mbi mur të Berlinit Lindor. Dhe në këtë mënyrë erdhi dhe filmi “Çiklizmëm përgjatë kornizës”.

Sot, “Çiklizmëm përgjatë kornizës” ruhet si një dokument unik historik. Tilda Swinton, e cila u nominua për Oscar vitin e kaluar, është një aktore veçanërisht e njohur dhe me famë botërore, gjithashtu edhe për zgjedhjen e saj jo ortodoske të roleve. Tilda Swinton dhe Cynthia Beatt tani kanë shfrytëzuar rastin që t’i japin sërisht biçikletave në të njëjtën linjë që muri dikur kishte ndarë Berlinin në “Kornizën e padukshme”.

Biografia
Cynthia Beatt lindi në 12 nëntor 1949, Jamaica. Ka studiuar për art në Angli dhe më pas ka udhëtuar përgjatë Evropës Lindore: në Kurdistan, Irak, Iran, Afganistan dhe në Indi; tashmë ajo jeton në Berlin që prej vitit 1975. Ajo është një regjisore dhe aktore e njohur për: Study of an island (1979); Heart of Light (1985-86); The Party: Nature Morte (1991); Cycling the frame (1988); The Invisible Frame (2009); A house in Berlin (2014).