Marie Arleth Skov dhe Lutz Henke | MURI I BERLINIT NË ART

KUNDËR MURIT: SUBVERSION ARTISTIK NË MURIN E BERLINIT (PARA DHE PAS RËNIES)

Simpozium / Bisedë dhe punëtori me artistë bashkëkohorë, zhvilluar në kuadër të festivalit “Tetori Gjerman”

SIMPOZIUM me Marie Arleth Skov dhe Lutz Henke

18 tetor 2019, ora 19:00

Simpoziumi u kushtohet strategjive artistike të subversionit në art dhe aktivizmit në kontekstin e Murit të Berlinit: nga aksionet e Fluxus të viteve ’60, te grafitet dhe filmat Underground-Super-8 në vitet ’80 deri te ndërhyrjet bashkëkohore.

Marie Arleth Skov, një historiane arti daneze me banim në Berlin, dhe kuratori berlinez e kulturologu Lutz Henke analizojnë qasjet estetike dhe metodike të artistëve, që kanë punuar kundër Murit, mbi të apo me të, duke qenë pra në një përballje artistike me Murin – si simbol dhe fakt material. Prej dekadash tanimë artistët reagojnë në një mënyrë të veçantë ndaj Murit të Berlinit, por edhe ndaj konceptit të barrierave të kufijve në tërësi, dhe e bëjnë këtë me mjete artistike si absurdin dhe fantazinë, me „dekorime“ ironike dhe shkatërrim.

Ndër shembujt e diskutuar bëjnë pjesë punimet e Joseph Beuys, Allan Kaprow, Rainer Fetting, G.L. Gabrie, Die Tödliche Doris, Notorische Reflexe, Gordon Matta Clark, Keith Haring, Stephan Elsner, Wermke/Leinkauf si dhe p.t.t.red.

Një aktivitet në Zeta Gallery në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Tiranë. Simpoziumi zhvillohet në gjuhën angleze dhe me hyrje të lirë. Regjistrimi paraprak nuk është i nevojshëm.

MURI/ART: KUFIJTË E ARTIT SOT

19 tetor 2019, ora 10:00- 14:00

Uorkshopi i artistëve me kuratorët dhe shkencëtarët e artit Maria Arleth Skov dhe Lutz Henke ngrihet mbi temat e simpoziumit në vigjilje të aktivitetit (18.10) dhe merret me përmbysjet artistike të strukturave të pushtetit dhe shpërbërjen e kufijve sot në Evropë. Shembuj të shumtë të punëve bashkëkohore, të cilat shfrytëzojnë tejkalimin e kufijve artistikë, duhet të përdoren si pikënisje për shtjellimin e pyetjeve themelore: Çfarë përgjegjësie kanë artistët në një shoqëri? Si mund të vë arti në pikëpyetje strukturat aktuale të pushtetit? Çfarë pasojash morale dhe ligjore kanë tejkalimet e kufijve? Së fundi: Çfarë rëndësie dhe funksioni ka praktika artistike bashkëkohore?

Referuesit kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe zbatimin e shumicës së projekteve të prezantuara, çka mundëson një qasje të orientuar drejt praktikës me një masë të madhe reflektimi teorik dhe praktik. Një diskutim me pjesëmarrësit dhe ballafaqimi me projektet e veta është shprehimisht i mirëpritur. Uorkshopi mund të shihet si një lloj masterklasi zbavitës në praktikën artistike, i cili i kundërvihet kufijve bashkëkohorë dhe ndërton ura.

Uorkshopi zhvillohet në gjuhën angleze dhe hyrja është e lirë. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar prandaj lutemi për konfirmim pranë Galerisë Zeta (në adresën e E-mail: zetagaleri@gmail.com)

Të gjitha aktivitetet mund të gjenden në faqen tonë të internetit: www.tetori-gjerman.com dhe në aplikacionin tonë, të cilin mund t’a shkarkoni nëpërmjet këtij Linku: https://qrco.de/tetorigjerman

Wermke/Leinkauf, Überwindungsübungen (2015)