A Crime Against Art

Ditën e shtunë 23 mars 2019, ora 18:00

A Crime Against Art

Një dokumentar nga Hila Peleg.

Filmi është i bazuar në Gjyqin e Madritit tëAnton Vidokle dhe Tirdad Zolghadr,

Regjia: Hila Peleg

Fotografia: Eric Menard/ Michael Balagué

Montazhi:  Eric Menard dhe Hila Peleg

100 min

2007

Në role:

Jan Verwoert, Gjykatësi
Anton Vidokle & Tirdad Zolghadr, Të akuzuarit
Chus Martinez & Vasif Kortun, Prokurorë
Charles Esche, Mbrojtja
Maria Lind & Anselm Franke, Dëshmitarë
Setareh Shahbazi, Artisti
Keti Chukhrov, Pjestarë tëpublikut

A Crime Against Art/ Një krim kundër artit, është një film i bazuar në gjyqin e inskenuar brenda një panairi arti në Madrit, në shkurt të vitit 2007. Gjyqi, frymëzuar nga imitimet e gjyqeve të organizuara nga Andre Breton në vitet 1920 dhe 1930, teatrikalisht, ngre një sërë pyetjesh polemizuese lidhur me botën e artit bashkëkohor: marrëveshjen e fshehtë me ‘borgjezinë e re’, instrumentalizimin e artit dhe institucioneve të tij, format e mundëshme të shprehjes artistike në të ardhmen dhe tema të tjera përkatëse.

Gjyqi fillon me supozimin se një krim është kryer, por natyra e tij dhe provat janë iluzive dhe asnjë viktimë nuk është paraqitur.

Dëshmitë dhe hetimet bëhen një përpjekje e vazhdueshme e gjyqtarit (Jan Verwoert), prokurorëve (Chus Martinez and Vasif Kortung) dhe avokatit mbrojtës (Charles Esche), për të qartësuar natyrën e misterëshme të “krimit kundër artit”. I inskenuar si një sallë gjyqi televiziv, dhe i filmuar nga 4 kamera, filmi prezanton një version përmbledhës në 100 minuta të gjyqit.

Hila Peleg, është një kuratore dhe regjisore e cila jeton në Berlin, Gjermani. Peleg ka kuruar ekspozita solo, ekspozita kolektive (në shkallë të madhe) dhe ngjarje kulturore ndërdisiplinore të arteve pamore, filmit dhe arkitekturës, në institucione publike në të gjithë Evropën dhe më gjërë. Ajo është gjithashtu e njohur për punën e saj si regjizore e vlerësuar me çmime për filmat dokumentarë: “A Crime Against Art”, 2007; “Space Signature”, 2016. Filmat e Peleg janë dokumentarë të bazuar në vëzhgimet, që trajtojnë konvensionet dhe debatet në lidhje me hapësirën institucionale te artit.  

Hila Peleg ka kuruar projekte të shumta ndërdisiplinore dhe ekspozita për institucione të tilla si KW(Berlin), Iniva – (Londër), Haus der Kulturen der Welt (Berlin) dhe Center Pompidou (Paris). Në vitin 2010 ajo themeloi Forumin e Dokumentarit të Berlinit, një event i përdyvitshëm, i nisur në Haus der Kulturen der Welt, kushtuar prodhimit dhe prezantimit të praktikave dokumentare bashkëkohore dhe historike në një kontekst ndërdisiplinor. Ajo ka qënë drejtorja artistike e Forumit Dokumentar të Berlinit deri në vitin 2014. Peleg ka qënë bashkë-kuratore e Manifesta 7 (Trentino-Alto Adige / Südtirol, 2008) dhe kuratore e programit të filmit në Bienalen e 10-të të Shangait (2014). Kohët e fundit ajo ka qënë kuratore e Documenta 14 (Athinë dhe Kassel, 2017), me fokus në programet e filmit dhe instalimet e projeksioneve në shkallë të madhe në Athinë dhe Kassel. Ajo gjithashtu krijoi programin televiziv javor të Documenta-s, KEIMENA, trasmetuar në kanalin televiziv publik të Greqisë ERT.

Peleg është kooredaktore e librit “Documantary Across Disciplines”, MIT Press, Cambridge, MA dhe Londer, HKW, Berlin, 2016

Ky film u mundësua nga kortezia e Hila Peleg dhe Bureau Des Videos.