Karl Wratschko dhe Lilith Kraxner | Hipoteza dhe Interpretime

T.I.C.A dhe ZETA organizojnë:

Hipoteza dhe Interpretime

Me artistët:
Karl Wratschko dhe Lilith Kraxner

Ditën e enjte, 4 Prill 2019
ora 19:00.
E hapur deri në 17 Prill.

Ekspozita përmban një përzgjedhje të veprave të artistëve, të cilat u krijuan gjatë programit ”artist në residencë“, të Institutit T.I.C.A në bashkëpunim me Land Steiermark – A9 Kultura, Europa, Außenbeziehungen, në muajt shtator-tetor 2018, në Tiranë. Ekspozita trajton temat e historisë së ideve, migrimit dhe memories si dhe botës së brendëshme dhe asaj të jashtme.

Karl Wratschko punon si kurator, regjisor dhe artist. Në punën e tij kuratoriale, ai fokusohet në – Filmin Avantgarde, Filmin pa Zë dhe muzikën Experimentale. Ai punon si kurator në Festivalin “Il Cinema Ritrovato“ në Bolonjë që nga viti 2016. Filmat e tij janë: mare liberum | mare clausum (2019); Index (2018); I have seen the future (2017); Pale April (2016); Monte Nero (2014). Instalacionet: Ich bin viele Gesichter (2018); Informa (2016) (së bashku me Michael Bachhofer). Projektet aktuale artistike dhe kuratoriale janë: projekti i filmit Präsenz (bashkë me Aleksandra Kolodziejczyk); projekti i filmit Remade; ekspozita POP 1900-2000, në Universalmuseum Joanneum (së bashku me Maria Froihofer dhe David Reumüller) dhe Guggenheim në Floridsdorf (projekt artistik në hapësirën publike bashkë me God’s Entertainment).

Lilith Kraxner është artiste dhe regjisore, që jeton në Vjenë. Pasi ka ndjekur ‘Friedl Kubelka School’ për filmin indipendent, aktualisht është duke studiuar Video dhe Videoinstallation në Akademinë e Arteve të Bukura Vjenë. Ajo punon me film 16mm, në përpjekje për të kapur fytyra, për të kapur kohën, për të kujtuar momente të caktuara ose për të treguar histori të vogla.

Ekspozita mbështetet nga: Land Steiermark – A9 Kultura, Europa, Außenbeziehungen, Ambasada e Austrisë në Shqipëri, Fondacioni Kulturor Evropian dhe Compania San Paolo.