Valentina Bonizzi |Bisedë


Me rastin e ekspozitës “Gjendja Kalimtare e Ngjarjeve të Mundshme” të Valentina Bonizzi-t,
Galeria ZETA ka kënaqësinë t’ju ftojë në bisedën me të ftuarat:
Luisa Perlo, (kuratore, a.titolo | Torino)
Brunilda Pali, (studiuese, Instituti i Kriminologjisë në Leuven, KU Leuven | Belgjikë)
Diana Malaj, (aktiviste, ATA | Kamza)
Ditën e shtunë, datë 16 mars, 2019
Ora 18:00

Secila prej të ftuarave ka shkruar mbi veprën e Bonizzi-t nga këndvështrime të ndryshme: kuratoriale, tregimtare dhe bashkëpunuese. Për këtë arsye, të dyja veprat e paraqitura në ekspozitë, si dhe tekstet e shkruara prej tyre do të zbulohen përmes një bisede performuese që do i paraprijē publikimit për ekspozitën.

Brunilda Pali punon si studiuese, pasi mori doktoraturën në Institutin e Kriminologjisë në Leuven. Ajo ka studiuar për psikologji në Universitetin e Bosforit, për studime gjinore në Central European University, për studime kulturore në Belgjikë dhe për kriminologji në KU Leuven. Fushat e saj të interesit janë: feminizmi, teoria shoqërore kritike, drejtësia riparuese dhe shoqërore, arti dhe letërsia. Brunilda shkruan për drejtësinë riparuese në http://www.restorotopias.com dhe për interesa të tjera në blogun e përbashkët http://www.securitypraxis.eu.

Diana Malaj është një nga tri themelueset e grupit të aktivistëve ATA ( kamëz), përparësia e të cilit është drejtësia për përdorimin e hapësirave kulturore në qytetin e tyre, i cili është i vetmi vend ku ata kanë mundësi të takohen. Diana është diplomuar në drejtësi dhe është një veprimtare e përqëndruar në të drejtën e kulturës në rrethina, me një synim të veçantë: rolin e grave në art dhe letërsi. Ajo është e interesuar për atë që ajo e quan “Terreni i veprimit dhe reflektimit”, që e përcakton qënien njerëzore si subjekt të ligjit dhe të së drejtës dhe qëndresën e saj si një akt krijues. Përmes ndërveprimit me grupin ATA, Diana ka patur mundësinë të hulumtojë disiplina të ndryshme si: antropologjia, gazetaria, letërsia dhe ligji, secili si një mënyrë për të konceptuar rishtazi përmasën e lëvizjeve shoqërore dhe të aktivizimit. http://www.nyje.al/

Luisa Perlo është bashkëthemeluese e shoqatës “a.titolo”, e krijuar në vitin 2001, nga kolektivi me të njëjtin emër i kuratorëve, kritikëve dhe historianëve të artit, themeluar në Torino, në vitin 1997, nga Giorgina Bertolino, Francesca Comisso, Nicoletta Leonardi dhe Lisa Parola. Shoqata “a.titolo” ka qenë bashkimi i parë kuratorial në Itali dhe midis realiteteve të para në vend që ka punuar me projekte artistike në hapësirën publike sipas mënyrave bashkëpunuese, pjesëmarrëse dhe vepruese. Shoqata “a.titolo” heton dhe bën të njohura marrëdhëniet mes artit, mjedisit urban dhe shoqëror, duke kuruar projekte të artit publik dhe context-specific, ekspozita, workshop-e, rezidenca, video, performanca dhe programe eksperimentale të formimit dhe prodhimit kulturor të një karakteri shumëdisiplinor. http://www.atitolo.it/