Ervin Bërxolli_Përreth

23 shkurt- 7 mars, 2017

Kujtesa është shkruesja e shpirtit.” Aristoteli

Seç ka një sens shkatërrimi, apo shembjeje në “gërmadhën e shpirtit” edhe kur gjerat në pamje të parë duken në harmoni…

Çdo moment i të përditshmes tonë është nën vëzhgimin obsesiv të kujtesës dhe fotografia është mjeti që përforcon faktin se nuk ka asgjë të rastësishme në fokusin e saj… çdo ndalesë e artistit bën të dukshme “arsyen e të padukshmes”!

Në kujtesën e Ervin Bërxollit është si të bësh një shëtitje kurioze përreth natyrës dhe gjurmëve të saj, e te perfshihesh  brenda një albumi herbariumesh, duke hulumtuar anatominë e saj, frymëmarrjen, brishtësinë, të mbytur hera-herës nga trajta urbane, si peshë e pashmangshme e ndërhyrjes tonë të dhunshme.

Foto-Instalacionet e tij nuk përshkruajnë një vend specific, ato vijne tek ne si pjeseza e kozmosit, ku kontakti misterioz me natyren është poetik dhe i dlirë, aty ku Asgjëja eshte Gjithcka…

Adrian Isufi, kurator

   

   

   

   

   

Lini një Përgjigje