Lekë TASI | Mbikalimi

Mbikalimi

LEKË TASI

12 – 22 Dhjetor, 2012

“Mbikalimi” i Lekë Tasit është një shkatërrim i metaforës së kalimit nga një pafajësi në një tjetër, nga një “kornizë” kujtese në një “kornizë” ëndrre, nga një dorë rrëshkitëse në një ngërç kontrolli, nga muzika tek fotot, nga një buzëqeshje në një demaskim. Bota shihet nëpërmjet syve të shkarkimeve të fishekëve të një fëmije të madh. Arti si lojë, si parti dhe si simbol. Këto tre elemente të jashtëzakonshëm të punës artistike shfaqen në pikturat e Lekë Tasit. Një tas me karaktere groteske të vendosura në mes të rrethanave dramatike e plot tension, në një botë metafizike, mbaron dhe zhduket matanë linjave të kornizës.. Pikturat e tij janë një fakt i ri semiotik i historisë shqiptare të artit bashkëkohor. Një artist thellësisht i përkushtuar dhe i vendosur në epokën tonë kaotike.

Stefan Çapaliku

Lekë Tasi, Autobusi, 2005, vaj në kanavacë, 40 x 47 cm.