GRAPHIC EXHIBITION based on the theme I.C.O.N.S.

Ekspozita GRAFIKE bazuar në temën I.C.O.N.S.

22 tetor – 20 nëntor, 2012

Kuruar nga Alket Frashëri

Artistët: PEETER ALLIK (ESTONI); ERIK SEIDEL (GJERMANI); MALGORZATA WT – BER WARLIKOWSKA (POLONI); FRANCA BARTHOLOMWI (GJERMANI); MAJLA ZENELI (SHQIPËRI – GERMANY); MIKAEL KIHLMAN (SUEDI); MAŁGORZATA MALWINA NIESPODZIEWANA (POLONI); AGRON MESI (SHQIPËRI); ALKET FRASHËRI (SHQIPËRI).

Kjo ekspozitë ishte pjesë e aktiviteteve të Javës së Arkitekturës në Tiranë (Tirana Architecture Week) dhe të eventeve të Tetorit Gjerman në Tiranë. Ajo i ofroi skenës artistike shqiptare si edhe dhe publikut, mundësi për të rizbuluar aspekte të përbashkëta të dy proceseve të rëndësishme artistike që lidhin, në mënyrë intime, fushat e Artit dhe Dizajnit: teknikat e printmaking dhe vizatimit të lirë grafik. Ekspozita tregoi disa vepra të printmaking bashkëkohor dhe vizatimtit të lirë grafik, duke tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar në fuqinë embrionale të këtyre mediumeve artistike, reflektimet mbi aspekte të shumta, të cilat qëndrojnë në mes të shoqërive bashkëkohore të djeshme e të sotme.

Kjo ekspozitë u hap në 2 mjedise: Galeria Zeta dhe “MAD” – Universiteti Polis. Ekspozita u realizua në bashkëpunim me “Maniere Noire”, galeri në Berlin dhe Qendrës dhe Galerisë së Artit dhe Dizajnit Multimediatik “MAD” në Tiranë (Universiteti POLIS).

 

 

Peeter Allik , linoleum, 1999

 

Peeter Allik , linoleum, 1999

 

Peeter Allik (Estoni) – një artist i angazhuar intensivisht jo vetëm me polemika që trajtojnë tema politike në vendin e tij, por edhe me probleme të para në një spektër global. Sloganet që ai përdor nënkuptojnë ironi e sarkazëm, alegoritë janë mbajtur në një fryme komike, megjithatë në thelb të çdo vepre mbetet një kritike e mirëfilltë kundrejt udhëheqësve dhe masave që u binden atyre verbërisht. Alliku konsiderohet mjeshtër i gravurës bashkëkohore në linoleum.