FIJE PËR FIJE
me Armando Lulajn, Endri Danin, Lori Lakon, Matilda Odobashin, Pleurad Xhafën dhe Redina Qosen.
6 artistë bashkëkohorë përgjatë projektit “fije për fije” do të zëvendësojnë studiot e tyre me punishte artizanësh që bëjnë qilima popullore në treva të ndryshme shqiptare. Ky projekt fokusohet në debatin e vjetër mbi artin dhe zanatin duke krijuar një dialog të ngushtë mes dy sferave kulturore.
Ky projekt mbështetet nga Ministria Shqiptare e Kulturës.












