Judith Zillich “ICONS-LINES UNDER PRESSURE”
15 Shtator, ora 19:00 në “Galerinë Zeta“
(Helka Center, Rruga Abdyl Frasheri, Nd.8, H.7, Ap.4)
Judith Zillich vjen në Tiranë në kuadër të një programi njëmujorë residence nga provinca e Salzburgut, mbështetur nga Ambasada Austriake Tiranë.
Që nga bursa e saj jashtë vendit në Lemberg, Ukrainë, artistja austriake Judith Zillich ka punuar në abstraksionin e fytyrave të ikonave ortodokse. Sytë, hunda dhe goja shkruhen si simbole – si shkronjat – në pikturën e ikonave, e cila ka qenë tradicionale prej shekujsh. Zillich krijon një qasje të re për shikuesin: kokat pa gjini shpërndahen, krahët e fëmijëve shtrihen në hapësirë në kërkim të nënës së tyre, ndërsa kokat e nënës trajtojnë në mënyrë arbitrare duart e fëmijëve…
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 24 shtator.
Judith Zillich ka lindur në Graz në vitin 1969, e rritur në Salzburg, Austri. Ajo kryen studimet për filozofi në Universitetin e Vjenës (1992 -1995); studimet për art në Universitetin për Artet e Aplikuara, në Vjenë (1994 – 2000); Ecole Nationale Supérieure des Arts Décoratifs, në Paris (1998); grant vjetorë nga Shteti Federal i Salzburgut (2002); grant per shkollë-pikturë ikonash në Lwiw, Ukrainë (2018).










