Çmimi ARDHJE 2023 – Ekspozita e Finalistëve

Ekspozita e Finalistëve të Çmimit ARDHJE 2023

Me artistët: Eros Dibra, Xhulian Millaj, Elsamina Musiq dhe Abi Shehu.  

Datë 6 tetor, 2023, nga ora 18:30 – 21:00

@ZETA, Tiranë

Fituesi i Çmimit ARDHJE 2023, do të shpallet gjatë hapjes së ekspozitës, nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga Nathalie Anglès, Drejtoresha Ekzekutive dhe bashkëthemeluese e Residency Unlimited (RU), (US); Iro Katsaridou, historiane e artit, Drejtoreshë e Muzeut të Fotografisë MOMus-Thesaloniki, Selanik (GR) dhe Miroslav Karić, kurator në Muzeun e Artit Bashkëkohor, Beograd (SR).

Çmimi ARDHJE 2023, është mbështetur nga: The Trust for Mutual Understanding, Residency Unlimited dhe Young Visual Artists Awards.

Ekspozita e finalistëve të Çmimit ARDHJE 2023, do të jetë e hapur deri më 20 tetor, 2023.

Njihuni me finalistët e Çmimit ARDHJE 2023!

XHULIAN MILLAJ (*1998, Shkodër, Shqipëri). Ai ka studjuar pikturë dhe grafikë në Universitetin e Shkodrës dhe ndoqi studimtet pas universitare për multimedia në Universitetin e Arteve Tiranë. Aktualisht jeton dhe punon në Shkodër.Eksperimentimi, kërkimi dhe alternimi i mediumeve të ndryshme janë thelbi i praktikës së tij artistike.Ndër ekspozitat e tij në grup mund të përmendim: NEPOTIK Nr.4 (2022); Bregenz Biennale, Austri (2022); Kunst Kola; Over The Seas, Zvicer (2022); Fondacioni 17, Prishtinë, Kosovë (2021); Arka Youth Center (2021); Dedë Jakova Fanzine, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” (2021); Matanë, Lifespan, Art House, Shkodër (2021); Visual Art Lab, Tulla Culture Center, Tiranë (2021); Shapes From Earth, Civic Gallery of Arts, Shkodër (2020); Etiketa, Civic Gallery of Arts, Shkodër (2019); Salloni i Vjeshtës XIV, Civic Gallery of Arts, Shkodër (2020); Quarantine in Colors, Galeria Qahili, Prishtinë (2020); The Day After Tomorrow, Civic Gallery of Arts, Shkodër, (2020); Pritje, Civic Gallery of Arts , Shkodër (2019); I see gray, Civic Gallery of Arts, Shkodër (2018) ndër të tjera.

ABI SHEHU lindi në Lezhë në vitin 1993. Shehu ka ndjekur studimet për fotografi në Universitetin Europian të Shkencave të Aplikuara (BTK) Berlin, aktualisht jeton dhe punon ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë. Puna e saj është një hulumtim estetik rreth përvojave ekzistenciale themelore, që krijojnë një portret të njerëzores në shoqëritë bashkëkohore si: ritualizimi i jetës, kujtesa, harresa dhe vdekja. Veprat e Shehut janë ekspozuar në Hauser & Wirth Menorca (2023); Manifesta 14 Prishtinë (2022); Bazament Art Space, Tiranë (2020-2021); Galeria e Bregdetit, Vlorë (2019-2021); ish-Kino Rinia, Prishtinë (2020); Bulbul, Berlin (2020); EMOP, Berlin (2020); ArtHouse, Shkodër (2019); CLB, Berlin (2019); Das Gift, Berlin (2019); GlogauAir, Berlin (2018), ndër të tjera.

ELSAMINA MUSIQ (*1998, Shkodër, Shqipëri). Ajo ka studjuar pikturë dhe grafik dizajn në Universitetin e Shkodrës (2017-2020) dhe më pas ndoqi studimet pas universitare për multimedia në Universitetin e Arteve Tiranë (2020-2022). Aktualisht jeton dhe punon në Shkodër. Ndër ekspozitat e saj në group mund të përmendim: “Take action for the climate”, Sarajevo (2023); “Secondary archive”, Tirana Art Lab, (2022); “Biennale #NO”, Oda Gallery, Shkodër (2022); Situated AIR, Artist In Residence, TICA (2021); “Tulla visual art lab”, Tulla Culture Center, Tiranë (2021); “Tranzicioni”, Arka Youth Center, Shkodër (2021); “Quarantine in colors”, Qahili Gallery, Prishtinë (2020); “The day after tomorrow”, Civil Gallery, Shkodër (2020); “Tabula-rasa”, projekt online (2020); AARGH, London – U (2020); “Format prej dheut”, Civil Gallery, Shkodër (2020); “Etiketa”, Civil Gallery, Shkodër (2019); “I see gray”, Civil Gallery, Shkodër (2018), ndër të tjera.

EROS DIBRA (*1991, Shkodër, Albania). Ka ndjekur studimet në Universitetin e Arteve, në Tiranë (2009-2014). Aktualisht jeton dhe punon në Tiranë.Pas studimeve, Dibra kryesisht ka punuar si lektor në Akademinë e Arteve në Shkodër, lënda: Aplikime dixhitale për artet pamore (2015); Universiteti “Aleksandër Moisiu”, profile: Multimedia dhe Televizion (2017); Universiteti Europian i Tiranës, profile: Multimedia dhe Arte të Aplikuara (2017-2019); Punonjës ndihmës shkencor, përgjegjes i Qendrës së Dokumentacionit Artistik, Departamenti i Studimit të Artit pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, në Akademinë e Studimeve Albanologjike (ASA).Ndër ekspozitat e tij personale mund të përmendim: “Escaping Space” Galeria Kalo (2022); “The Plagues- Die Wunden, Atelier am Eck, Germany (2016); “Burned sensations” Galeria FAB, Tiranë (2013); “Love at morgue” video art-film, “Epërshtatshme”, Tiranë (2011); “Welcome to Tirana”, në “E përshtatshme’, Tiranë (2009); “The Lost city”, “Marlin Baleti”, Shkodër (2008); “Whims of Age”, Shkodër (2007).Veprat e tij janë ekspozuar gjithashtu në ekspozita kolektive si: “Color Cordination”, Tiranë (2023); “Tirana on Canvas”, Galeria Kalo (2022); “Outdoor”, Magnet-Libeskind (2022), “Orelia, Pa Ze, Pa Titull”, Galeria Shkodër (2021); “Dubai Art Expo-Surviving, The Pandemic-Art Cannot be Locked Down“, Dubai(2021); “Building Bridges”, Embassy of Italy, Tirana (2020); “E.A.P”, Hansford and Sons, UK (2019); “Goodbye Balkans, Mauk”, Montenegro (2019); “Affortable Art Afair”, Milan Art Fair, Italy (2019); “Art Vancouver”, Contemporary Art Fair, Canada, US (2018); “Art Thessaloniki”, International Art Fair, Greece (2018); “World Bank-An Albanian Art spot”, Washington Dc, U.S (2017); “Legend of a Castel’, Place De Louvre, France (2018); “It looks like “, ZETA Contemporary Art Center, Tiranë (2018).Dibra gjithashtu ka qenë pjese e dy programeve rezidenciale si: “Silence neighbors”, Beograd. (2013); “The representation of Albanian Art in Dusseldorf”, organizuar nga Ministria e Kulturës, (2016).