Kushtet janë ekstreme, minatorët vriten çdo ditë dhe faji u vihet viktimave. ”
(Elton Debreshi, një minator dhe drejtues i Unionit të Bashkuar të Minatorëve të Shqipërisë) [*]
Qendra ZETA për Artin Bashkëkohor ka kënaqësinë të njoftojë një projekt krejt të ri, MINERAL POLICIES, që do të mbahet gjatë tre muajve të ardhshëm (gusht-nëntor 2021) në Bulqizë dhe Tiranë, një projekt ky i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i mbështetur nga Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri (SCFA).
MINERAL POLICIES është konceptuar në disa nivele: si një program rezidencial veror në rajonin industrial të Shqipërisë verilindore për katër artistë të zgjedhur nga Tirana, e ndjekur nga dy ekspozita publike të veprave të reja të krijuara me këtë rast, një panel diskutimi dhe një botim, që përfshin të gjitha hapat e mëparshëm të projektit.
Blerta Hoçia, Diana Malaj, Pleurad Xhafa dhe Ergin Zaloshnja janë ftuar të kalojnë dy muaj në bashkinë e varfër të Bulqizës në mënyrë që të hedhin dritë, me anë të mediumeve të tyre artistike përkatëse mbi çështjet që kanë të bëjnë me kushtet e paprivilegjuara të jetesës dhe punës së komunitetit vendas, që adresohen në mënyrë të pamjaftueshme përmes kanaleve të informacionit të manipuluar nga autoritetet publike përgjegjëse. I njohur kryesisht për burimet e tij të pasura natyrore, të një minerali me vlerë të lartë (kromit), rajoni i Bulqizës, i vendosur në një distancë prej rreth 130 km nga Tirana, trashëgon nga koha e komunizmit një qendër minerare Shqiptare. Siç është përshkruar nga Fjori Sinoruka në raportin e Qershorit 2021 Balkan Insight, për 30 vjet shteti i ka shpërfillur thirrjet e tyre “për një status të veçantë, që do të njihte natyrën unike të minatorëve, duke siguruar kushte më të mira pune, pensione dhe mbulim shëndetësor”. Për më tepër, shfrytëzimi financiar i Bulqizës ka qenë në duart e kompanive private, të tilla si Albkrome, një nga më të mëdhatë në vend që, në mënyrë të dukshme, është shumë e lidhur me regjimin aktual politik. Për këto dhe arsye të tjera, minatorët, nuk kanë qenë deri tani në gjendje të arrijnë vëmendjen e mjaftueshme të publikut në përpjekjet e tyre për të ndryshuar kushtet kufizuese të mbijetesës të imponuara nga statusi i tyre i mjerueshëm social dhe ekonomik – diçka që shumica e artistëve vizualë në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe në Shqipëri në veçanti, janë në gjendje t’a identifikojne me: mungesën e një statusi dinjitoz në shoqëritë e tyre, ku disa artistë i shohin problemet e minatorëve si të tyret dhe si një qëllim të vlefshëm për të luftuar – jo domosdoshmërisht nga profesioni, por më teper nga perspektiva e klasës.
[*] Fjori Sinoruka, ‘Kafe dhe cigare’: Minatorët shqiptarë kërkojnë status special, pension të drejtë, Ballkan Insight (3 qershor 2021). https://balkaninsight.com/2021/06/03/coffee-and-cigarettes-albanian-miners-seek-special-status-fair-pension/