Johannes Gierlinger | Salzburg — Tirana Residency Program

Johannes Gierlinger vjen në Tiranë në kuadrin e programit për residencë një mujore nga krahina e Salzburgut.

Johannes Gierlinger (1985) ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë. Në punën e tij ai merret me historinë, kujtesën dhe rezistencën, gjithashtu dhe me format e tyre të përfaqësimit. Ai eksploron lexime, dyshime dhe imazhe të mundshme të së ardhmes në formën e eseve. Puna e tij është shfaqur në festivale dhe institucione filmike kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Visions Du Réel Nyon, Belvedere21 Vjenë, Qendra për Media-Art Werkleitz, CPH: DOX, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Edinburgh, Dokufest Prizren, Das Weisse Haus Vjenë, Salzburger Kunstverein, Salla e Kinemasë mumok, Diagonal Graz. Aktualisht jeton dhe punon në Vjenë.

Ky projekt mbështetet nga Österreichische Botschaft Tirana/Ambasada Austriake Tiranë dhe Raiffeisen Bank.