Pendulum|Dërgimet Kulturore nga Shqipëria|Poezia në Skaje|Episodi i dytë|Diana Malaj

Në këtë episod të dytë të “Pendulum: Dërgime Kulturore nga Shqipëria”, Diana Malaj, një aktiviste kulturore me qendër në Kamëz eksploron poezinë e Luljeta Lleshanakut nëpërmjet qytetit dhe periferinë nga poezia e Luljetës. Gjatë bisedës së tyre ato lexojnë pjesë nga poezitë dhe flasin për përvojën e saj midis fshatit dhe qytetit dhe se si kjo ka formuar disa nga skajet e poezisë së saj. Ashtu si poezia, qyteti nuk është një tërësi organike por një tërësi e copëtuar që ne gjithmonë e kapim në copa.

Pendulum, Dërgimet Kulturore nga Shqipëria, është një podcast i ri, i krijuar nga një grup artistësh, shkrimtarësh, mendimtarësh dhe krijuesish, i cili është i lidhur me fenomene të ndryshme që karakterizojnë historinë e Shqipërisë.

Prodhuar në bashkëpunim me Goethe-Zentrum Tirana dhe Zeta Center, nën mentorimin e Arsalan Mohammad , kjo seri episodesh përmban krijimin e secilit anëtar të ketij grupi, i cili eksploron një aspekt personal dhe artistik të tij në peizazhin e qytetit.

Përmes artit, arkitekturës, poezisë, letërsisë, dizajnit dhe teknologjisë, secili podcast artikulon një përshtypje të psiko-gjeografisë së qytetit dhe personalitetit të tij unik.