HETEROTOPITË e REZISTENCËS | Ekspozitë e Programit të Rezidencës Rajonale për Artistët në Tiranë
Me artistët:
Darko VUKIÇ (RS), Natasha NEDELKOVA (MK), Edona KRYEZIU (KS), Lori LAKO (AL), Fatlum DOÇI (AL), Nikolche SLAVEVSKI (MK) and Nina GALIÇ (RS).
Kuruar nga:
Blerta HOÇIA
Ditën e Martë, date 30 Qershor 2020
Ora 18:00
Vendi: Zeta Galeri
Hyrja: falas
Kjo ekspozitë prezanton veprat e 7 artistëve, nga 4 vende të rajonit, të cilat janë rezultat i kërkimit të tyre artistik gjatë programit të rezidencës “Rezistanca”, që u zhvillua në Tiranë, organizuar nga Qendra ZETA dhe mbështetur nga Fondi Zviceran i Kulturës në Shqipëri (SCFA), një projekt ky i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
HETEROTOPITË E REZISTENCËS
Kur nisëm të punonim në projektin e residences të cilën
në mënyrë të menjëhershme dhe gati instiktive e patëmquajtur Rezistencë,
sigurisht nuk patëm në mendje skenarin që dy ditë pas fillimit të punës na u hap para syve. Një skenar i mpirjes dhe i pasigurisë, i cili duke qenë I
padukshëm, zmadhohej nëpërmjet mekanizmave të brendshme të ankthit dhe mënyrave të ushtrimit të forcës e cila indirect po na përçante, po na kategorizonte dhe si pasojë po na kontrollonte.
Nëpërmjet vendimeve për të përmbajtur pandeminë, lulëzuan
edhe mohimet e të drejtave të njeriut. Forca e ushtruar mbi morinë e shkeljes së tyre, dukej sikur ripërtërihej duke e justifikuar vetë-veten. Shtypjes së kontrollit filloi t’ikundërvihej krijimi i vendeve të reja të ekzistencës dhe të rezistencës. Këto vende funksionojnë si disa nga heterotopitë e përshkruara nga Michel Foucault, në “Des EspaceAutres“
(1967);
“Roli i tyre është të krijojnë një hapësirë që është
tjetër, një hapësirë tjetër reale, të përsosur, aq të përpiktë dhe të
rregulluar aq sa e jona është e rrëmujshme, e ndërtuar keq dhe e ngatërruar. Ky lloj i fundit do të ishte heterotopia, jo e iluzionit por e kompensimit dhe pyes veten në se koloni të caktuara nuk kanë funksionuar disi në këtë mënyrë.“
Paralelizmi me kolonitë e kohëve të kaluara që qytetërimi
i ka modeluar si pas nevojës për një botë tjetër, një vend tjetër, rikthehet në
ripërshtatjen e imagjinimit dhe modelimit të web-it me mediat sociale dhe
platformat e panumërta online. Ato funksionojnë pikërisht si heterotopy të
konpensimit njëherësh reale dhe virtuale, si një pasqyrë e pafundme, thërrmijat e së cilës reflektojnë momentin e shumëfishuar të jetesës në kohë reale.
Online bëhet vendi pa vend, një heterotopy që i reziston
vështrimit pa fytyrë të kontrollit ose më mire të themi që është në gjendje
t’ja kthejë mbrapsht përgjimin kontrollit. Këto vende të krijuara pluskojnë në hapësirën e dendur të Webit, si një shumësi mundësish të rezistencave të secilit organizëm. Në një fare mënyre, Online nuk është e vetmja por bëhet një nga Locuset e refuzimit të madh (Foucault 1976 p,96), që na bashkon në rastin tone të veçantë – në rezistencën tonë – që bashkëjeton në shumësinë e të tjerave.
Kjo heterotopy zhvendoset në vetëperceptimin e asaj që do
të jetë një ekspozitë performuese, ku punët e artistëve janë një reflektim i
sinqertë i kësaj kohe, secila një akt rezistence. Atëherë kjo ide vjen dhe
përsëritet edhe në ekspozitë duke krijuar aty një heterotopy jetëshkurtër, në kohëzgjatjen e inaugurimit, afër secilës vepër instalohet një monitor nga ku artisti është i pranishëm në një lidhje direkte dhe nga ku është në gjendje që të jetë vështrimi i veprës së tij, duke e përgjuar dhe regjistruar secilin takim, secilën habi, secilën buzëqeshje dhe secilin vështrim.
Nëpërmjet vendimeve për të përmbajtur pandeminë, lulëzuan
edhe mohimet e të drejtave të njeriut. Forca e ushtruar mbi morinë e shkeljes së tyre, dukej sikur ripërtërihej duke e justifikuar vetë-veten.Shtypjes së kontrollit filloi t’ikundërvihej krijimi i vendeve të reja të ekzistencës dhe të rezistencës. Këto vende funksionojnë si disa nga
heterotopitë e përshkruara nga Michel Foucault, në “Des EspaceAutres“(1967);
“Roli i tyre është të krijojnë një hapësirë që është
tjetër, një hapësirë tjetër reale, të përsosur, aq të përpiktë dhe të
rregulluar aq sa e jona është e rrëmujshme, e ndërtuar keq dhe e ngatërruar. Ky lloj i fundit do të ishte heterotopia, jo e iluzionit por e kompensimit dhe pyes veten në se koloni të caktuara nuk kanë funksionuar disi në këtë mënyrë.“
Paralelizmi me kolonitë e kohëve të kaluara që qytetërimi i ka modeluar si pas nevojës për një botë tjetër, një vend tjetër, rikthehet në ripërshtatjen e imagjinimit dhe modelimit të web-it me mediat sociale dhe platformat e panumërta online. Ato funksionojnë pikërisht si heterotopy të konpensimit njëherësh reale dhe virtuale, si një pasqyrë e pafundme, thërrmijat e së cilës reflektojnë momentin e shumëfishuar të jetesës në kohë reale.
Blerta HOÇIA
—-
ZETA falenderon organizatat partnere: Stacion, Qendër për Artin Bashkëkohor, Prishtinë, “Ilija and Mangelos Foundation”, Serbia; Faculty of things that can’t be learned (FR~U), Maqedonia e Veriut, për përzgjedhjen e artistëve; Bashkëpuntorët për serinë e bisedave: Lindita Komani, Edmond Budina, Ervin Goci, Fatmira Nikolli, Ergin Zaloshnja, Pleurad Xhafa, Gentian Shkurti, Stefano Romano, Kolektivi HAVEIT, Leonard Qylafi, Luçian Bedeni si edhe të gjithë grupin e punës që ka kontribuar për këtë projekt.
—-
Shënim:
Për shkak të situatës COVID-19, pjesmarrësve u kërkohet të respektojnë masat e sigurisë dhe distancimit social.
—-
Ekspozita do të qëndrojë e hapur çdo ditë, përveç të djelës, në oraret 10:00 – 18:00, deri në fund të muajit korrik 2020.