Screening | She is the other gaze

Ambasada Austriake në Tiranë dhe Qendra Zeta kanë kënaqësinë t’Ju ftojnë në shfaqjen online të filmit :

“She is the other gaze“ nga Christiana Perschon

“Maçizmi këtu ishte i fortë”. Secila prej këtyre artisteve mund ta kishte bërë këtë deklaratë: Renate Bertlmann, Linda Christanell, Lore Heuermann, Karin Mack, ose Margot Pilz. Ajo që i bashkon femrat, të cilat ishin të gjitha pjesë e skenës së artit në Vjenë në vitet 1970, është kujtimi i një epoke të paternalizmit poshtërues. Tek “She is the other gaze” regjisorja Christiana Perschon lejon që këto femra, të lindura në mes të viteve 1936 dhe 1943, të tregojnë historitë e tyre lidhur me injorancën mashkullore dhe padukshmërinë e saj, të mohimit të krijimtarisë së tyre, të një situate në të cilën mundësia e vetme për të mësuar vinte nga burrat.

Regjisorja dhe artistja Christiana Perschon (1978 Baden, afër Vjenës) studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë dhe ka punuar për televizionin ORF, për arkivin audiovizual austraik si kuratore. Filmat e saj fituan çmime të panumërta dhe u shfaqën në festivale të ndryshme ndërkombëtare (Internationale Kurzfilmtage Oberhausen, Vision du Réel, Festival International de Cinéma Nyon). SHE IS THE OTHER GAZE është filmi i saj i parë me metrazh të gjatë.

Filmi është përzgjedhur në bashkëpunim me Qendrën Zeta dhe do të transmetohet për një muaj radhazi online, duke filluar nga e hëna, datë 6 korrik 2020, ora 16:00, në faqen e internetit të Ambasadës Austriake në Tiranë.
https://www.bmeia.gv.at/oeb-tirana/