Programi i Rezidencës Rajonale në Tiranë | Rezistenca

Rezistenca

Programi i Rezidencës Rajonale në Tiranë, që ZETA – Qendër për Artin Bashkëkohor, do të organizojë në periudhën nga 9 Mars – 8 Prill 2020, do të mbledhë së bashku 7 artistë nga katër vende të rajonit: Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Programi është  mbështetur nga Fondi Zviceran i Kulturës në Shqipëri (SCFA) një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe do të përqëndrohet në mbështetjen e kërkimit artistik dhe shkëmbimit rajonal për artistët, të cilët janë përzgjedhur në bashkëpunim me organizatat partnere: Stacion, Qendër për Artin Bashkëkohor, Prishtinë, “Ilija and Mangelos Foundation”,  Serbia;  Faculty of things that can’t be learned (FR~U), Maqedonia e Veriut.

Artistët që do të marrin pjesë në residencë janë:

Lori Lako, Fatlum Doçi, nga Shqipëria; Edona Kryeziu, nga Kosova; Nina Galiç dhe Darko Vukiç, nga Serbia; Nikola Slavevski dhe Natasha Nedelkova, nga  Maqedonia e Veriut.

Gjatë programit do të ketë prezantime dhe biseda me artistët/lektorët e ftuar:  Lindita Komani, Edmond Budina, Ergin Zaloshnja, Pleurad Xhafa, Gentian Shkurti, Stefano Romano, Kolektivi  HAVEIT, Leonard Qylafi, Luçian Bedeni.

Programi i bisedave sipas ditëve do të jetë:

Lindita Komani dhe Edmond Budina (Teatri Kombëtar, Salla Goethe, datë 9 mars 2020, ora 18:00)

Ergin Zaloshnja (datë 11 mars, 2020, ora 18:00, Qendra ZETA)

Pleurad Xhafa (datë 13 mars, 2020, ora 12:30, Qendra ZETA)

Gentian Shkurti (datë 16 mars, 2020, ora 18:00, Qendra ZETA)

Stefano Romano (datë 18 mars, 2020, ora 18:00, Qendra ZETA)

Luçjan Bedeni (datë 19 mars, 2020, ora 12:30, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Shkodër).

Kolektivi Haveit (datë 21 mars, 2020, ora 18:00, Qendra ZETA)

Leonard Qylafi (datë 23 mars, 2020, ora 12:30, Qendra ZETA)

Në fund të programit do të hapet ekspozita me punët që artistët do të realizojnë në rezidencë. Punët e tyre, ekspozita dhe rezultatet e arritura gjatë programit do të publikohen në një katalog, i cili do të lançohet në maj 2020.

Ekspozita do të hapet në datë 7 prill, 2020.