Wilhelm Scheruebl | MOUNTAINS AND WATER AND BLOSSOMS AND BIRD

Pika fillestare e reflektimeve të Scheruebl është drita, e cila në bashkëveprim me errësirën, nis dinamizmin e trasformimit.

ZETA ka kënaqësinë t’ju ftojë:

Wilhelm Scheruebl

MOUNTAINS AND WATER AND BLOSSOMS AND BIRD

24 shtator – 8 tetor 2019

Hapja ekspozitës:  TË MARTËN, 24 SHTATOR 2019, ORA 19:00

Wilhelm SCHERUEBL shqyrton strukturat natyrore dhe proçeset që mund të gjenden kudo – strukturat e vetë-organizuara të zhvillimit dhe transformimit, të dukshme në rrjetet ndërpersonale ashtu si edhe në strukturën qelizore të një sistemi bimësh. Këto proçese janë balancuar mirë midis rendit dhe kaosit. Pika fillestare e reflektimeve te Scheruebl është drita, e cila në bashkëveprim me errësirën, nis dinamizmin e trasformimit.

” Nga ‘natyra’ “, – thotë filozofi dhe sociologu, Georg Simmel, në esenë e tij, Filozofia e Peizazhit, “nënkuptojmë lidhjen e pafund të gjërave, prodhimin e pandërprerë dhe mohimin e formave, unitetin rrjedhës të dukurisë, që shprehet në vazhdimësinë e ekzistencës kohore dhe hapësinore.

E rëndësishme është që, çdo lloj materiali është vazhdimisht në një proçes transformimi. Kjo është e dukshme kudo në ciklet e natyrës, nga ndryshimi i stinëve deri në fundin e caktuar të ekzistencës sonë trupore. Një bimë e demonstron këtë qëndrim të vazhdueshëm; ajo përfaqëson ciklin sezonal, nga fidani, tek lulja, tek prodhimi i farave, deri tek formimi i tokës së re nga materiali bimor i pajetë.

Wilhelm Scheruebl ka lindur në Radstadt, Austri (1961). Studjoi në Akademie der bildenden Künste Wien (1985) ku edhe u diplomua (1990). Puna e tij është ekspozuar në:  (1991) në Galeri M+, Bratislava; (1992) Galeri A4, Wels; (1993) Galeri 5020, Salzburg; (1994) Institut Francais de Vienne, Wien ; (1997) MAK, Museum für angewandte Kunst, Wien; (1998) ACP Galerie, Peter Schuengel, Salzburg; (2000) Duff House, Banff, Schottland; (2001) Kunstverein Rosenheim, Rosenheim;  Rupertinum Salzburg, Salzburg; (2004) Oberösterreichische Landesgalerie, Linz; Galeri Traklhaus, Salzburg; (2005) Lenbachhaus Museumsplatz, München; Knoll Galerie, Wien; (2006) Knoll Galeri, Budapest; Haus der Herren zu Kunstat, Brünn; (2007) Kulturzentrum bei den Minoriten, Graz; (2008) Im Pavillon, Wels; Galeria Eugen Lendl, Graz; Museum Waidhofen; Knoll Galeri, Wien; Städtische Galeri, Rosenheim; (2009) allerart, Bludenz; Museum Stift Admont; (2013) Galeri artdepot, Innsbruck; (2014) Galeri  Eboran, Salzburg; Salzburg Museum,Salzburg; (2015) Kunstraum St. Virgil, Salzburg; Galeri artdepot, Innsbruck; (2016) MQ Artbox, Wien; (2019) Kunsthaus Nexus, Saalfelden

Ky event është mbështetur nga Ambasada Austriake, Raiffeisen Bank dhe Landi i Salzburgut.