Projeksion filmi | BEUYS

Projeksion filmi

ZETA ka kënaqësinë t’ju ftojë në projeksionin e filmit dokumentar:

Beuys
Regjia: Andres Veiel
107 min, me ngjyra, 2017
Ditën e mërkurë, 11 shtator 2019
Ora 19:00

Ky projeksion është në vazhdim të bashkëpunimit me Goethe – Zentrum Tiranë, ku një artist bashkëkohor shqipëtar është ftuar për të përzgjedhur një film nga arkiva e filmit, e Goethe – Institut dhe të prezantojë zgjedhjen e tij për publikun e ZETA’s. Artisti i ftuar, që ka përzgjedhur filmin dokumentar, Beuys, është Remijon Pronja.

Asnjë artist i shekullit të XX nuk ka qenë më i diskutueshëm se artisti, skulptori, grafisti, teoricieni i artit dhe profesori Joseph Beuys (1921 – 1986). Puna e tij i adresohej një koncepti të ri dhe më të gjerë artistik, i cili përfshinte dhe shoqërinë në politikbërie. Dokumentari i Andres Veiel fillon si një gjueti komplekse të dhënash, duke nxjerrë në dritë një mori të arkivit të panjohur dhe i duke lejuar dëshmitarëve bashkëkohor si Klaus Staeck mundësinë për të folur. Ajo që del në pah është një kolazh dokumentarësh audiovizual të cilët u japin të gjithë shikuesve akses në punën komplekse të Beuys.

Andres Veiel ka lindur në Shtutgard në 1959. Ka studiuar psikologji në Berlinin perëndimor. Nga 1985, ka studjuar dramë dhe dramaturgji, bashkë me Krzysztof Kieslowski në Berlin’s Künstlerhaus Bethanien, dhe u diplomua në 1989. Dokumentari i tij WINTERNACHTSTRAUM ( ëndrra e një nate dimri ) u shfaq përgjatë 1991\92 për herë të parë si produksion skenik në një burg të Berlinit. Në 1993, Viele fiton çmimin German Film Prize për BALAGAN. Në 2001, ai fiton më tepër vëmendjen e audiencës me BLACK BOX BRD (BLACK BOX GERMANY). Në 2005, u shfaq premiera e filmit dokumentar “Der Kick” (“Grushti”) të cilin e bëri film një vit më vonë. Filmi i tij i parë artistik WER WENN NICHT WIR ( Kush, në qoftë se jo ne? ) u shfaq në Berlinale në 2011, ku dhe fitoi një sërë çmimesh. Andres Veiel është anëtar i German and European Film Academy, gjithashtu jep mësime në universitete të ndryshme.

Titulli: Beuys
Regjia: Andres Veiel
Kohëzgjatja: 107 minuta
Viti i shfaqjes së parë: 2017
Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
Aktorët: Joseph Beuys , Caroline Tisdall , Rhea Thönges-Stringaris , Franz von der Grinten , Johannes Stüttgen , Klaus Staeck etj.
Data: të mërkurën, 11 shtator 2019, ora 19:00
Vendi: Zeta Galeri
Hyrja: falas