Shoqëri e Lodhur – Byung-Chul Han në Seul / Berlin
Ditën e premte, datë 12 Prill 2019, ora 19:00
Në prezencën e vetë autores:
Isabella GRESSER
HDV, Ngjyra dhe B / Z,
61min, Gjermani 2015
Titra anglisht
Isola Bella production
Rreth filmit
Filmi ese rreth filozofit gjerman Byung-Chul Han, trajton fenomenin e lodhjes në shoqëritë tona kapitaliste dhe simptomat e lidhura me të, të tilla si depresioni dhe burnout (fikja mendore). Ai ngre pyetjen se si ne duam të jetojmë sot dhe se çfar mund t’i kundërpeshojmë presionit të një shoqërie dixhitale të orientuar drejt arritjeve.
Kur libri “Shoqëri e Lodhur” u shfaq në vitin 2011, i mati pulsin Evropës dhe Koresë së Jugut. Sot tezat e tij kritike të shoqërisë kontribuojnë së tepërmi në njohjen e shoqërisë sonë në epokën e vetë-shfrytëzimit, neoliberalizmit dhe mbikëqyrjes.
Artistja vizuale, Isabella Gresser, nga Berlini, e shoqëroi Byung-Chul Han për disa vjet në vendlindjen e tij, Seul, dhe ndërthuri vëzhgimet e saj kinematografike, fotografike dhe vizatimet që realizoi në Kore dhe Berlin, me tekstin e folur dhe ligjërimin e Byung-Chul Han. Ky film ka qënë në proçes midis viteve 2012 dhe 2014. Ndërthurja e elementëve imagjinarë, eksperimentalë dhe dokumentarë ka gjeneruar një film hibrid që pasqyron një vështrim të brëndshëm në mendimin e këtij filozofi, i cili nuk është shumë i pranishëm në shfaqet publike dhe media.
Rreth autores
Isabella Gresser punon me mediume dhe formate të ndryshme. Ajo studioi me Marina Abramoviç dhe veprat e saj jane ekspozuar ndërkombëtarisht në kontekstin e artit dhe filmit. Videot dhe instalimet e saj të shumta kombinojnë video, filmime të gjetura, vizatime dhe fotografi, me pasazhe tekstesh nga letërsia, filozofia ose poezia. Puna e saj poetike eksperimentale karakterizohet nga një theks mbi kërkimin dhe teorinë kritike dhe lidhjen e aspekteve kulturore-teorike dhe filozofike të Perëndimit dhe Lindjes së Largët.
Ekspozita / projeksione në: CCCB Museum Barcelona, NeMaf Seoul, Filmmuseum München, EMAF European Media Art Festival Osnabrück, Kittredge Gallery USA, 65. Berlinale, Ruhrtriennale, Korean Film Archive, SeMA Media City Biennale Seoul ,Wexner Art Center USA, Video Art Festival Miden, Oslo Screen Festival, 24. Woman Makes Waves Film Festival, Cairo Video Art Festival, Kaaitheater Brussels, KLex Kuala Lumpur Experimental Festival etj.
Ky event u mundësua nga mbështetja e Goethe Zentrum Tirana.