Kosta KOÇI | LOJA

LOJA

Kosta Koçi

20 prill, 2019

@ 19:00

20 prill – 12 maj 2019

 “Loja” është nje seri skulpturash me ngjyra, kolazh, realizuar me materiale të riciklueshëm- kartona ambalazhi, që përdoren për të mbështjellë produktetet industriale.  Ajo është vazhdimësi e një cikli nisur nga autori tre vjet më parë, me fokus njeriun e thjeshtë, që jeton në zonat periferike të qytetit.  “Lojtari”, edhe pse një figurë e definuar si aplikim i aftësive kreative njerëzore,  i cili  përfshiet dhe ndikon në një situate loje apo konkurrence, në serinë e Kostës shfaqet në gjendje passive, duke i mëshuar idesë së pamundësisë së përfshirjes dhe mungesës së lojës.