BISEDË
Ditën e enjte, datë 21 shkurt 2019, ora 18:00
Remijon Pronja, fituesi i Çmimit ARDHJE 2018, në bashkëbisedim me Alketa Ramaj, fituese e Çmimit ARDHJE 2013.
Pas përfundimit të residencës së tij dymujore në Residency Unlimited NY (2018), artisti Remijon Pronja, njëkohësisht fituesi i Çmimit Ardhje 2018, do të ndajë me publikun eksperiencën e tij në programin e rezidencës në New York, në bashkëbisedim me Alketa Ramaj, fituese e këtij çmimi në vitin 2013.
https://qendrazeta.com/sq/2018/06/04/2977/
Remijon PRONJA ka lindur në vitin 1984, në Tiranë, ku aktualisht jeton dhe punon. Ai studjoi në Itali dhe mori gradën MA në pikturë dhe kërkime për artin bashkëkohor, nga Akademia e Arteve të Bukura të Breras, në Milano (2011). REMIJON PRONJA është fituesi i Çmimit Ardhje 2018 për artistët e rinj visual shqipëtarë. Ai ka realizuar tre ekspozita vetjake: “Inno alla Gioia”, Galeria Opere Scelte, Torino (2018); “Untitled in Allegro Moderato”, Galeria Zeta, Tiranë (2017), dhe “rex anonymous”, Ku(rz)nthalle Bregenz, Austri (2014). Ka marr pjesë në ekspozita të shumta në grup, ndër të cilat:
“ Reaching Into Transformation”, CP Project Space, NYC, USA (2019); Executive (Dis)Order: Art, Displacement & the Ban, Queens Museum, New York (2018); “Ex-gratia”, Collezione Giuseppe Iannaccone, Milano (2018); “Çmimi Idromeno”, Shkodër (2017); Mediterranea 18 Bienalja e Artistëve të Rinj, Tiranë (2017); “Balena që ishte një nëndetëse”, Muzeu Ludwig, Budapest (2015); “Post Young Albanian Artists”, Fondazione Museo Pino Pascali (2013); “Onufri XIX: Perchance to Dream”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë (2012).
Alketa RAMAJ (1983, Përmet)
2013 Winner of ARDHJE Contemporary Art Award
http://tica-albania.org/new/en/listed-events/177-ardhje-2013
http://www.panorama.com.al/ardhje-alketa-ramaj-fiton-6-jav…/
Alketa RAMAJ (lindur në 1983, Përmet, Shqipëri) e diplomuar në 2006, në Akademinë e Arteve, në Tiranë. Ajo ka qenë fituese e Çmimit Onufri, në 2012-ën dhe Çmimit Ardhje, në 2013-ën. Punimet e saj janë ekspozuar në Shqipëri dhe në vende të tjera duke përfshirë: Bienalja e Kuritibes 2017 (Kuritiba, Brazil); Galeria Heike Strelow (Frankfurt, Gjermani); Viennacontemporary, Vjenë, Austri; Edicioni i 3-te i Bienales së Artit Bashkëkohor D-0 ARK Underground, Strehëza Atomike (Konjic, Bosnje); Bienalja e Fundit të Botës, Mar De Plata (Valparaiso, Kili); Fondazione Museo Pino Pascali (Bari, Itali); ISCP, Studio Ndërkombëtare dhe Program i Kurimit (Nju Jork, Amerikë); Stacion, Qendra e Artit Bashkëkohor (Prishtinë, Kosovë); Galeria La Fenice (Venecia, Itali) etj. Jeton e punon në Tiranë.