Jemi të kënaqur të njoftojmë se fituesi i edicionit të dhjetë të Çmimit ARDHJE për artistët e rinj vizual nga Shqipëria është Remijon Pronja, me videon e tij ” An die Freude, Nushid AlFarah” (2016).
Fituesi i Çmimit 2018 Ardhje u shpall nga Anthony Elms, një nga anëtarët e jurisë ndërkombëtare (duke përfshirë Barnabas Bencsik dhe Alketa Ramaj) gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës finaliste të premten, më 1 qershor në galerinë Zeta – Tiranë.
Fituesi i Çmimit ARDHJE 2018 do të ketë mundësinë të marrë pjesë në një program dy mujor artistësh në rezidencë në New York në vjeshtë të këtij viti, organizuar nga Residency Unlimited, të mbështetur me bujari nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe Fondacioni ‘The Trust for Mutual Understanding’, New York. Gjatë vitit 2019, fituesi do të ketë gjithashtu një mundësi për të treguar rezultatet e qëndrimit të tij jashtë vendit përmes një ekspozite personale në galerinë ZETA.
Përveç videove të Pronjes, ekspozita e finalistëve të çmimeve të ARDHJE-së 2018 (kuruar nga Alban Hajdinaj) paraqet: gjashtë akrilikë në letër dhe një akrilik në kanavacë nga Blerina Muça (nga seritë “Roi – diku në shtëpi”, 2015-2018), një instalim nga Fatlum Doçi (“Farërat”, 2017-2018), dhe një fotografi nga Sokol Peçi (“Mëmëdheu, ose Një pasqyrë për të pështyrë”, 2012).
Ekspozita mbetet e hapur deri më 20 qershor 2018.
Remijon Pronja, “An die Freude, Nushid AlFarah”, 2016. Video me një kanal, ngjyrë, zë; 3.08 minuta.
Një klasë në Medresenë e Tiranës: nën drejtimin e mësuesit të muzikës, nxënëset këndojnë një këngë – himni i Evropës – në arabisht, një gjuhë stereotipizuese si armiqësore ndaj botës perëndimore. Në mesin e viteve nëntëdhjetë, ky himn, në versionin e tij shqiptar, zyrtarisht u bë pjesë e kurrikulave të shkollave fillore në të gjithë vendin. Bazuar në përvojën e viteve të tij shkollore dhe kujtimin e kësaj periudhe, Remijon Pronja ka konceptuar një video për të shqyrtuar mbivendosjet kulturore dhe politike duke zbuluar forma të përziera dhe kontradiktore të shtrirjes që atdheu i tij ka kaluar gjatë dekadave të fundit: si në një vend me shumicë muslimane dhe, nga ana tjetër, si një vend që synon lidhje më të ngushta brenda Bashkimit Evropian. Duke qenë institucion shqiptar, Medrese ndjek dhe respekton programet zyrtare të arsimit të shtetit; megjithatë, duke pasur parasysh funksionin e një shkolle fetare, gjithashtu ka për detyrë që të përshtas kurrikulat në gjuhën arabe (jo-shqiptare). Videoja e Pronjës portretizon këtë situatë të komplikuar, ku Simfonia nr. 9 e Beethovenit (ose “Ode e gëzimit” ose “Nushid AlFarah” etj.) zbulon vetë nxënësit si protagonistët kryesor të mbivendosjeve të vazhdueshme ideologjike në Evropën Juglindore