Nina Kerschbaumer | Mercedes, Gucci, Mystery

 

Nina Kerschbaumer  është fotografe dhe regjisore me qendër në Vjenë. Ajo studioi film në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë dhe mori diplomën nën mentorimin e Harun Farockit, puna e të cilit pati një ndikim të thellë te ajo. Duke ardhur nga tradita e filmit klasik dokumentar dhe fotografisë, puna e saj e fundit është më shumë rreth fiction dhe organizimit. Hulumtimi i doktoraturës së saj ka qenë për filmin dhe kulturën pop, iniciuar në vitin 2015. Aktualisht ajo është duke eksploruar imazhin dhe prodhimin e videos të të rinjve në mediat sociale.

Kjo është një nga arsyet kryesore përse ajo vendosi të kalojë një muaj në Shqipëri: “Unë kam qenë shumë e ndikuar nga Sterne Albaniens, një libër me foto nga Matthias Aschauers mbi makinat Mercedes në të gjithë vendin, po ashtu edhe nga Tobias Zielonys dhe puna e tij në lidhje me të rinjtë. -Kam zgjedhur Tiranën për shkak të kulturës së gjallë të të rinjve dhe skenave të gjalla të artit dhe filmit. Përmëtepër, Shqipëria është vendi me shumicën e veturave Mercedes për kokë, e cila për mua – duke qenë një tifoze e Mercedesit (në të vërtetë, vetëm për tipin W124) – është një fakt interesant. ”

Gjatë qëndrimit të saj, të organizuar nga ZETA në bashkëpunim me Departamentin e Kulturës të Provincës së Salzburgut, ajo planifikon të realizojë një seri fotografish dhe një film të shkurtër për kulturën e të rinjve në Tiranë, duke përfshirë edhe marrëdhënien që kanë ndaj makinave të tyre.

Programi – artist në rezidencë- i Nina Kerschbaumer u mbështetet nga Ambasada Austriake dhe Banka Reiffeisen në Shqipëri.

 

Image:

Nina Kerschbaumer. GTI ose Sa shumë i dua makinat. 2013.

9’30 ”, 16mm, ngjyrë, pa zë, 1:1:66. krediti i artistit.