SO

SO

24 nëntor/november-9 dhjetor/december, 2016

Artistët pjesëmarrës: Katrina Daschner, Marcus Geiger, DoritMargreiter, Roland Rauschmeier, GerlindZeilner

Ekspozita prezanton mënyrat e ndryshme të përdorimit të materialeve (ekzistuese) me përdorim të parashikueshëm dhe tregon mënyrën në të cilën ato ndikojnë dhe interpretojnë interierin e dhomave.

Për instalimet dhe skulptura e tij, Marcus Geiger përdor materiale për mobilim dhe arredim të rehatshëm, por ai i përvetëson ato për një qëllim të kundërt. Materiale prej pellushi, peshqiri, qilime … i rezistojnë përdorimit të pazakontë dhe kështu puna e tij vendoset nën një tension kontradiktor. 

Qasja e Dorit Margreiter-it në këtë kuadër ndryshon nga ajo e Marcus Geiger-it, sepse ajo përdor hapësira ekzistuese. Nëpërmjet  filmit, fotografisë dhe instalacionit, ajo arrin të zbulojë sfondin dhe idetë e fshehura të dizajnit të interierit. 

Katrina Daschner prodhon filma në interierin e teatrove dhe të sallave të operas. Ajo i përball ato me regjistrimet e interpretuesve të veçantë në mënyrë të tillë që ato objekte të cilat në të vërtetë (në fillim) nuk kanë qënë të pranishme aty, të mund të zbulohen. Në filmin e saj “parole rosette”, për shembull, papritmas karriget duken se marrin formën e njeriut, dhe elemente të tjera arkitektonike shfaqen në formë skulpturore. 

Filmi “Das Haus” i Roland Rauschmeier-it ofron një udhëkryq të dhomave të ndenjes të zëna dhe, për më tepër, ai e vendos këtë situatë në galeri.

Puna e Gerlind Zeilner-it shtrihet mes pikturës dhe objekteve, të cilat janë zhvilluar nga pikturat. Në ekspozitë, ajo do të paraqesë objekte të mobiljeve, të cilat janë shndërruar në hapësira piktorike.

Lini një Përgjigje