Gentian SHKURTI | Fletore vizatimi

Fletore vizatimi

4 – 18 nëntor/November, 2016

“Fletore vizatimi” është një përmbledhje e tre projekteve artistike që vijnë si vokacion i fëmijërisë.

Ekspozita tenton për të pasur një rezultat të të kuptuarit së  bashkëkohores, nëpërmjet këndvështrimit dhe përballjes naive fëminore.

Në shumëllojshmërinë e zhurmave të informacionit që përthithim çdo ditë, mbijetesës së çdosekondshme, apo aspiratave të pamundura, është shumë  e vështirë të qëndrosh i fokusuar mbi fenomenet që na rrethojnë, si qënie njerëzore, si artist apo dhe si qytetar. Të përballesh me pyetjet themelore, qofshin këto estetike, apo ekzistenciale, kjo ka qenë dhe duhet të jetë e rëndësishme, sot e gjithmonë.

Në botën e sipërfaqesores, dukjes, spektakolares, fishekëzjarrëve të realitetit, apo dorën tjetër hutuese të magjistarit pushtetar, ndoshta ngelet të rikthehemi në pyetjet themelore të naivitetit fëminor.

Ta njohësh botën si për herë të parë. Ekspozita ime me modesti përpiqet të bëjë këtë.

Lini një Përgjigje