Marina Marković | Triangulation | Edge

Projekti: Тriangulation: EDGE

Artist në Rezidencë: Marina Marković

Kurator: Maja Ćirić

Date: 21 – 30 tetor / October, 2015

Triangulation: EDGE është një vetë-organizim, një rezidencë  afatshkurtër, e ndërsjelltë,  për artistë dhe kuratorë nga Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi,  iniciuar nga ZMUC , http://www.zmuc.org/ , me qëllimin  për të stimuluar shkëmbimin kulturor dhe artistik rajonal, në Ballkanin Perëndimor .

Në praktikë, kjo do të thotë që një artist dhe një kurator nga njëri  vend  viziton një vend tjetër (Shqipëri, Mali i Zi dhe Serbi),  bashkëpunojnë me një artist lokal ose curator, me qëllimin për të rritur vizibilitetin e artit bashkëkohor në rajon, dhe për të krijuar njohuri alternative.

Artistja Serbe, Marina Markoviç dhe kuratorja e pavarur Maja Ćirić,  marrin pjesë në rezidencën e parë, në Tiranë, Shqipëri,  në bashkëpunim me Zeta Art Center /Gallery,  http://www.qendrazeta.com/ nga 16-23 tetor, nën titullin EDGE. Projekti është dinamik,  relacional; do të përbëhet nga diskutime, vizita në studio dhe një prezantim përfundimtar që do të përfshijë  artist’s talk dhe një performancë.

Marina Markoviq është e njohur për të rishqyrtuar nocionet e gjinisë dhe vulnerabilitetit lidhur me pozicionin e femrës  në  Ballkanin Perëndimor.  Ky projekt merr  parasysh skajet e interpretimit  bazuar në keqkuptimet e rrëfimeve komplekse kulturore, frymëzuar kjo dhe nga idetë e librit “shtetit ku ne nuk vdesin”, nga shkrimtarja shqiptare Ornela Vorpsi. Triangulation Edge është gjithashtu një ekzaminim i vendit të intimitetit dhe dinjitetit brenda shoqërisë.

Marina Markoviq (lindur në Beograd, Serbi, në vitin 1983), është diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura, të Universitetit të Arteve,  Beograd. Që nga viti 2006 ajo ka ekspozuar gjerësisht në ekspozita personale dhe grup në Serbi, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Japonia, Meksika dhe më gjerë. Fituese e Cmimit për artistet e  rinj/Artist Visual dhe Dimitrije Basicevic- për vitin 2011; Markovic bashkë-themeloi dhe rregullisht bashkëpunon me Shoqatën artist i pavarur, të Beogradit. MM jeton dhe punon në Beograd dhe Nju Jork.

Maja Ćirić është një kuratore e pavarur. Logjika e praktikës së saj, është e bazuar në kritikën dhe post-globalizmin, e cila është një kritikë e gjeopolitikës dominuese kuratoriale. Ajo është një fituese e Çmimit Llazar Trifunoviq për Art Kritik (Beograd), KQZ-ArtsLink Independent Award Projects (Nju Jork), ISCP Çmimin si kurator (Nju Jork), Fondacioni Dedalus dhe Cmimi Ndërkombëtar per kuratorët të pavarur per kërkime kuratoriale. Ajo ka PhD në art dhe media teori, në Universitetin e Arteve në Beograd (titulli disertacionit: kritika institucionale dhe kurimi).

Projekti I  Bashkëpunimit, Triangulation: EDGE, midis ZMUC (Beograd) dhe Qendres  ZETA (Tiranë) është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Serbisë.

Lini një Përgjigje