ZETA në Parallel Vienna 2015

Zeta në “Parallel Vienna 2015”

23 – 27 Shtator

Artistët: MATILDA ODOBASHI, YLLKA GJOLLESHA, ADRIAN ISUFI

Pjesëmarrja është mbështetur nga FAVA, Fondacioni Shqiptar për Artet Pamore.

Parallel Vienna është një panair i pavarur i artit, që zhvillohet në Vjenë, besnik ndaj parimit të tij për të përdorur prona të braktisura në qendër të qytetit si platforma për prezantimin e artit te ri dhe të konsoliduar. Këtë vit, galeritë, artistët, hapësirat për projekte dhe kuratorët u përzgjodhën ekskluzivisht nga Parallel Vienna.

Në vitin 2015, Parallel Vienna përdori ambientet e Alte Post në Qarkun e parë të qytetit si platformë për artin bashkëkohor, duke krijuar një kuadër të veçantë për ekspozita inovative, shkëmbime dhe shitje.

Parallel Vienna 2015 është një shfaqje arti, ekspozitë, galeri dhe studio. Si një meta-organizatë, parimi bëje-vetë (DIY) i së cilës përkthehet në infrastrukturën e institucionit artistik, platforma e ekspozitës menaxhon vetveten: një qendër shkëmbimi idesh të reja.

Këtë vit, Parallel Vienna shfaqi rreth 200 artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, 20 galeri, 40 hapësira për projekte dhe 42 hapësira për artistë, si dhe 15 kuratorë të pavarur.

Ardian Isufi

Matilda Odobashi

Yllka Gjollesha