Edmond GJIKOPULLI | Kthim në Muzeun e Idhujve

Ekspozita: “Kthim në muzeun e idhujve”

Artisti: EDMOND GJIKOPULLI

15 Dhjetor, 2014

“Kthim në muzeun e idhujve” është pjesa e parë e dy ekspozitave që artisti Edmond Gjikopulli prezanton. Artisti shfaqi në këtë ekspozitë me mjaft elemente nostalgjike, një pjesë pak të njohur të fillimeve të krijimtarisë, e cila i takon një periudhe ku për thuajse të gjithë artistët shqiptarë u hapën dritare të reja, dikur të mbyllura e blasfemike dhe ndikimi i këtyre koncepteve “të paprovuara” u bë thuajse një modë dhe një shkollë e dytë për artistët shqiptarë në vitet ‘90.

Boshti kryesor i kësaj ekspozite përbëhet nga piktura e vizatime të ndikuara nga korifejtë e rrymat më të famshme moderniste dhe shoqërohet edhe me disa të tjera, të realizuara kohët e fundit, por që harmonizohen me thelbin e këtij kthimi në kohë.

Eventi u mbështet nga Ministria e Kulturës.