Robert PICHLER | EKSPLORIMI I NJË PEIZAZHI

EKSPLORIMI I NJË PEIZAZHI

Trashëgimitë historike dhe jeta e përditshme në zonën e kufirit Maqedoni-Shqipëri

ROBERT PICHLER, historian dhe antropolog

24 qershor- 3 korrik, 2014

 

Robert Pichler përfundoi doktoraturën e tij në histori në Universitetin Graz Karl-Franzens, ku ai punon si pedagog dhe studiues në Qendrën e Historisë dhe Antropologjisë së Evropës Juglindore. Ai ka ndërmarrë kërkime të gjera në terren në pjesën veriore dhe jugore të Shqipërisë, si dhe në Maqedoninë Perëndimore. Ai ka botuar gjerësisht mbi familjen dhe mardhëniet farefisnore, migrimin dhe transnacionalizmin, komunitetet malore dhe historinë politike. Si fotograf ai vepron në kufirin lidhës midis dokumentarit dhe fotografisë artistike.

Aktiviteti dhe katalogu u mbështet nga Ambasada Austriake dhe banka Raiffesein.

 

………………………………..

 

Eksplorimi i një peisazhi buron nga një përfshirje shumë vjeçare me trashëgimnitë historike dhe format postsocialiste të jetesës në zonën e kufirit maqedonas-shqiptar. Trashëgimnitë shumë shtresore janë ngulitur në peisazh, ato pasqyrohen në kushtetutën multikulturore të rajonit, në betejat etnopolitike si dhe në marrëdhëniet sociale dhe ekonomike. Kapërcimi i regjimit diktatorial në Shqipëri dhe i rendit autoritar në Maqedoni nuk çoi në përmirësimet e shpresuara, për të cilat kishin ëndërruar shumë njerëz. Sistemi neokapitalist krijoi varësi të reja, largoi sigurinë sociale dhe mbështeti pabarazinë, të cilat janë më të theksuara se edhe vetë në perëndim. Nga ana tjetër hapja e kufijve shkaktoi një mobilitet të paqënë deri atëherë, çfarë e lidhi rajonin me botën brenda një kohe shumë të shkurtër. Dinamika e transformimeve sociale u shpejtua tepër, pa marrë një drejtim të qartë. Shumë komplekse janë proçeset e ndryshimeve dhe shumë kontradiktore janë orientimet e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=2oP7dh9ufy4

https://www.youtube.com/watch?v=aliwhQLg4vM