Ekspozita: “Të ardhur nga periferitë”
Drejtimi i projektit nga Sara Çapaliku dhe Xhorxhia Nikolli
10 Prill, 2014
“Të ardhur nga periferitë” ishte një ekspozitë fotografike me një grup të rinjsh, të cilët popullojnë pjesët periferike të Tiranës.
Ekspozita erdhi si rezultat i një workshop-i artistik, i kryer me banorët e rinj të Kamzës dhe rrethinat e saj. Për herë të parë, ata u prezantuan publikisht me detyrën për të “shënjuar” disa aspekte “të jashtme” të jetës së tyre të përditshme.
Vetë procesi i fotografimit, që duket sikur i ngurtëson fenomenet dhe i bën “atentat” kohës, është pjesë e rëndësishme e qëndrimit të tyre ndaj botes. Dikush do të ndajë “të bukurën” e papranishme ndër ne e dikush tjetër do të na përplasë në fëtyrë “të shemtuarën” për të cilën duhet të ndjehemi fajtor. Në përfundim kemi nevoje për dialog.