A ekziston plaku i Vitit të Ri?

Ekspozita: “A ekziston plaku i Vitit të Ri?”

29 Dhjetor 2012 – 20 Janar 2013

Kurator: Zef Paci

Artistë: ANDI HILA, ANILA SHAPALAKU, ARTAN DRAÇINI, KLODI

AGOSTINI, LEDIA KOSTANDINI.

Mbështetur nga Ministria e Kulturës

Ledia Kostandini, Drejt Europës, 2012, akrilik në letër

Mbi “gëzimin e të jetuarit” /  Një theks mbi realitet(in) / Nënvizime

    Ekspozita hapet në fund të një periudhe gati frenetike festimesh (të pavarësisë e më pas të fundvitit). Natyrisht, kjo ngjet në një realitet të caktuar të kushtëzuar nga rrethanat aktuale dhe nga e kaluara. Veprat kanë të bëjnë njëfarësoj, me një apo disa lloje “gëzimi të të jetuarit”. Në artistët pjesëmarrës vërejmë qëndrime të ndryshme kundrejt tij, herë më shqeto përsa i përket ndërhyrjes së artistit përveçse në zgjedhjen e subjektit, inkuadraturën e momentin e herë me një ndërhyrje më fiktive.

    Dëshira për të festuar nganjëherë ka qenë e imponuar e shpesh përshtat mundësive të njerëzve. Ky element përthyhet në disa vepra me një impakt më të fortë social e te disa me një prirje më intime. Kjo gjë është e pranishme si në shkallë masive ashtu edhe individuale e në mosha të ndryshme. Në disa syresh shfaqet pamundësia për të festuar gjë e cila shoqërohet nga një ndjesi melankolie (gjer në depresion).  Qëndrimi melankolik, rrin aty për ndërgjegjësimin se realiteti, e dhëna, në thelb ekzistojnë e zhvillohen në një mjedis që është tjetër (tjetërkund) prej sferës së ekzistencës.

    Tek disa meditohet me atë çka ndodh kur vë një njollë të kuqe mbi një figurë a mbi një peizazh me qëllim të mbramë gëzimin e të jetuarit, qoftë si stolisje për një rast a festë.

    E këtë ndjesi e gjejmë si te peizazhi ashtu edhe tek njerëzit si për të thënë së të dy këto kanë të njëjtin shpirt.

ANDI HILA

‘Fëmijë në lojë’

Në pikturat e Andi Hilës ne gjejmë këto personazhe fëminorë që gëzohen apo mërziten me çka i ofron zgjedhja e tyre pavarësisht se ç’kanë rrotull, e prandaj ajo është gri.

Andi Hila, ‘Fëmijë në lojë, 2012, vaj në kanavacë

ANILA SHAPALAKU

Red thought in motion

Anila Shapalaku, Mendim i Kuq në Lëvizje, 2012, vaj në kanavacë

ARTAN DRAÇINI

‘Festat erdhën e duhet me u gëzu’ / Red Letters Days on Black

Viziton pika pamjeje thuajse të harruara, si të një kohe tjetër e ndër këto vende zbulon këtë ndjesi melankolie të sulmuar nga festimi por me një ndjesi disi të sipërfaqsores dhe hipokrizisë

Në gravurat e Artan Draçinit shohim disa shenja festive të mbivëna (madje edhe teknikisht) si flamuj, llambushka në trajtë komete, fishekzjarre. Gjithë këto shenja janë vënë mbi imazhe në të zezë, gri e bardh që na shfaqin pjesë thuajse të harruara të peizazhit tonë urban . në të vërtetë ato duket se i përkasin kohësh të mëparshme. Këto shenja në fakt rreken të imitojnë situatën ku kemi tundimin të zbukurojmë këto vende me ornamente festive. Ndonjëherë duket një ndërhyrje e pafuqishme e ndonjëherë e vrazhdë, si një vendim zyrtar për të shndërruar përnjëherë ngjyrën e ditëve në një kalendar, duke i bërë me të kuqe. E rëndësishme në punën e tij është pyetja që na shtrohet. Përndryshe peizazhi do të ngelte i njëjti, dhe e njëjtë, si e kohëve të mëparshme, edhe vetë vepra.

Artan Draçini

KLOD AGOSTINI

Paraqitet me një cikël fotografish që në vështrim të parë të sjellin ndërmend zhanrin e reportazhit e dora-dorës sheh ato pranëvënie që të krijojnë një ndjesi trishtimi që vjen prej një vështrimi të mprehtë

Klod Agostini, Karburanti, fotografi, 2012

LEDIA KOSTANDINI

‘Fitore të reja’

Nga cikli ‘Drejt Evropës’  piktura që trajtojnë marrëdhënien e pushtetit me popullin.