T.I.C.A. – Rezidenca # 7

Rezidenca # 7

2-15 Dhjetor, 2011

ALKETA RAMAJ, DONIKA CINA, SOKOL PEÇI

Artistët pjesëmarrës në A.I.R. #7 janë përzgjedhur nga pjesëmarrësit e Çmimit ARDHJE 2011. Ata kanë zhvilluar punën e tyre kërkimore gjatë rezidencës së tyre në periudhën Shtator – Tetor 2011. Secili prej tre artistëve pjesëmarrës ka ndjekur rrugën e tij të veçantë në formulimin e temës dhe punës së tyre kërkimore. Megjithatë, ky proces individual u kombinua me takime të shumta mes tyre, për të diskutuar me njëri-tjetrin mbi fazat e zhvillimit të projekteve të tyre, si dhe për të shkëmbyer ide apo sugjerime mbi rezultatin përfundimtar.

A.I.R #7 u organizua nga TICA në bashkëpunim me ZETA, Qendër për Artin Bashkëkohor dhe u mbështetet nga Fondacionit FAVA (Fondacioni për Artin Pamor Shqiptar pa Kufi).