Alterazioni Video | EXPOZITË PERSONALE NË TIRANË

ARCIPELAGO BALKANI TIRANA

Alterazioni Video | EXPOZITË PERSONALE NË TIRANË

25 Qershor – 20 Korrik 2011

Kuruar nga Claudia Zanfi (Director of aMAZElab Milano) dhe Edi Muka (Bashkëdrejtor dhe Kurator i TICA – Instituti i Artit Bashkekohor, Tiranë)

Titulli: Tirana Alternative

Në bashkëpunim me: IIC- Instituti Italian i Kultures Tiranë; TICA – Tirana Institute of Contemporary Art dhe Tirana International Contemporary Art Biennial.

Mbështetur nga: EU Cultural Office, Bruxel; Regione Emilia Romagna, Bologna.

Sponsor: Kimicar, Tirana; Dispari&Dispari Gallery, Reggio Emilia.

Patronazh: MiBAC, Ministria e Artit dhe kultures, Rome.

Media Partner: Artribune; Osservatorio Balcani; Teknemedia; Studio Pesci. >

Në kuadrin e ekspozitës së tyre të parë personale në Tiranë me titull “Tirana Alternative”, pjesë e projektit Arkipelagu i Ballkanit, të ideuar nga Clauda Zanfi dhe të realizuar në bashkëpunim me Zyrën e Kulturës të Komunitetit Europian, grupi ndërkombëtar i artistëve Alterazioni Video (Milan/Berlin/NYC) paraqet një project të përbërë nga rreth 500 foto Polaroid, të realizuara nga artistët gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri në 2010. Gjatë udhëtimit të tyre artistët vëzhguan realitetin që i rrethonte, me sytë e vëzhguesit të jashtëm, që nuk është banor i atij vendi. Të gjithë udhëtarët në përgjithësi përjetojnë një gjendje mendore prodhuese me një vëzhgim imagjinar aktiv, kur përballen me realitetin e një vendi të huaj, ndoshta si pasojë e faktit që nuk arrijnë ta kuptojnë këtë realitet tërësisht. Një mori fotosh të marra me një teknikë risore na shfaqin imazhe nga qytete, plazhe, pamje marramendëëse, kampe pushimi, dasma, situata të përditëshme apo dhe intime që tregojnë për njerëz dhe jetë, për planet e mëdha që ata kanë për të ardhmen e tyre përzier me gjurmë nga e kaluara. Të gjitha këto së bashku shpalosin një gjurmim original të territorit dhe një portret të përzemërt të vendit, të parë përmes syve të vetë banorëve të tij.

Në ditën e hapjes u mbajt gjithashtu edhe “Lavazh Special Parti”, një performancë dhe instalacion ku të gjithë qytetarët e Tiranës ishin të ftuar të sjellnin makinat e tyre dhe të merrnin pjesë në një session kolektiv larje makinash. Materialet e mëtejshme ishin në dispozicion: ujë, sapun larës, sfungjerë, fshesa me korent dhe cdo gjë tjetër që duhej për ta bërë makinën xixë, brenda dhe jashtë. Me këtë rast u prodhuan një numur bluzash dhe posterash për të njoftuar ngjarjen, ndërsa dokumentimi në video i performancës u shfaq në ekspozitën e instaluar tek Galeria Zeta.

Alterazioni Video është një grup artistësh i themeluar në Milano në 2003. Ky grup ka marr pjesë në shumë ekspozita, përfshirë Bienalen e 52-të të Venecias, Manifesta 7 (Rovereto), Performa 09 (Neë York), Fondacioni Sandretto Re Rebaudengo (Torino) dhe Moderna Galerija (Ljubljana) – www.alterazionivideo.com