Çmimi ARDHJE 2011

ARDHJE 2011

16 – 24 maj, 2011

T.I.C.A. –Tirana Institute of Contemporary Art, Tiranë në bashkëpunim me ZETA – qendër për artin bashkëkohorë, organizuan Çmimin ARDHJE 2011.

Mbas një periudhe intensive grumbullimi, shqyrtimi të portfoliove dhe takimesh me artistët, ekipi përzgjedhës dhe kuratorial, i përbërë nga Zef Paci, Tina Finnäs dhe Valentina Koça shpallën listën prej shtatë artistësh të talentuar, pjesëmarrës të ekspozitës finale të Çmimit për Artin Bashkëkohor, ARDHJE 2011.

LEDIA KOSTANDINI, ARMANDO LULAJ, ILIR KASO, OLSON LAMAJ, SILVA AGOSTINI, YLLKA GJOLLESHA, SOKOL PEÇI.

Juria ndërkombëtare e përbërë nga Alessandra Pioselli, kuratore dhe Drejtore e Akademisë së Arteve “Carrara” në Bergamo (Itali), Vladimir Myrtezaj, artist dhe profesor i Atelierit të Multimedias në Akademinë e Arteve në Tiranë (Shqipëri), dhe Stefano Romano, artist, kurator dhe profesor në Universitetin Polis në Tiranë (Shqipëri) zgjodhi Ledia KOSTANDININ si fituesen e çmimit.

Ekspozita u realizua në bashkëpunim me Akademinë e Arteve në Tiranë dhe u mundësua nga mbështetja bujare e Fondacionit FAVA – Foundation for Albanian Visual Arts.

 

 

Ledia KOSTANDINI, Cartoon Movies2011. Installation. 

Cardboard, print, light bulbs, 5 pieces, each 30 cm x 20 cm x 15 cm