ARDHJE 2010

ARDHJE 2010

30 Qershor 2010

Pas një procesi kërkimi intensiv, ekipi përzgjedhës nën drejtimin e Zef Pacit, me ndihmë të Valentina Koçës dhe Tina Finnas, shpalli listën prej shtatë artistësh, pjesëmarrës të finales së madhe të Çmimit për Artin Bashkëkohor, ARDHJE 2010.

Artistët: LEDIA KOSTANDINI, THEODORAQ NAPOLONI, DRITAN

HYSKA, FANI ZGURO, ALKETA RAMAJ, ENKELEJD ZONJA, ALBERT

BRAHAJ.

Juria ndërkombëtare: Cecilia Canziani, kuratore dhe shkrimtare, bashkëdrejtor i Fondazione Noma, Romë; Erzen Shkololli, artist dhe kurator, iniciator dhe drejtor i Institutit EXIT për Artin Bashkëkohor, Pejë; Sadik Spahija, artist dhe Dekan i Fakultetit të Arteve Pamore në Akademinë e Arteve, Tiranë, i dha Dritan Hyskës, çmimin fitues,

me motivacionin:

Punët e tij shfaqin një botëkuptim të ri mbi idenë e monumenteve të kohës tonë. Fotot e tij nuk janë thjesht dokumentim i realitetit, por artikulim i së tashmes në gjuhën pamore. Strukturat arkitektonike që mbushin peisazhin shqiptar dhe që artisti zgjedh ti fotografojë, na kujtojnë skulpturat minimaliste. Duke ju shmangur nostalgjisë, këto ndërtesa të pambaruara ofrohen si monumente, përkujtimore të historisë dhe politikës së kohës tonë. Në shpresojmë që artisti do të përfitojë shumë nga qëndrimi në New York, duke ruajtur përqëndrimin e tij dhe duke zgjeruar njohuritë dhe kërkimin e tij.

Juria I dha gjithashtu Ledia Kostandinit dhe Enkelejd Zonjës çmime të dyta, duke u bërë pjesë e residencës artistike në Tiranë, në vjeshtë 2010, së bashku me artistë të tjerë ndërkombetarë.

Ekspozita e finales së madhe për ARDHJE 2010 u mundësua nga mbështetja bujare e FAVAs – Fondacioni për Artet Pamore Shqiptare, i vetmi fondacion i pavarur në Shqipëri i cili ofron mbështetje për artin bashkëkohor si edhe për artistët dhe nismat e tyre.

Ekspozita e Grand Finales së Çmimit ARDHJE 2010, u mbajt njëkohësisht në qendren ZETA dhe pranë mjediseve të Qendrës Tregëtare “Hekla Center” tek rr, Abdyl Frasheri, përballe Librit Universitar.

Ardhje 2010 was organize by TICA Institute and ZETA Center.

Ledia Kostandini, foto

Enkelejd Zonja, mjergull, vaj ne kanavace

 

Dritan Hyska, foto