Ekspozita_Rezidenca # 4
“Për ata që nuk mund të hyjnë”
27 Maj- 20 qershor, 2008
Artistët: YLLKA GJOLLESHA, ANNALEEN LOUWES dhe SYNHABIT
SHKRELI
Rezidenca # 4 e TICA A.I.R u zhvillua gjatë muajit prill – maj 2008.
Artistët zhvilluan kërkimin e tyre në disa fusha, duke eksploruar mjete
dhe teknika të ndryshme.
Kjo rezidencë u organizua nga TICA A.I.R në bashkëpunim me Fonds
BKVB, Hollandë.
Falenderim i veçntë për Znj. Marinela Sota, drejtore e I.E.V.P. “ Ali Demi”, Tiranë
Rreth punës së artistëve
Annaleen Louwes ka zhvilluar një projekt pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale” Ali Demi”, I cili do të paraqitet me një seri fotosh dhe video: Gjatë dy muajve artistja punoi me gratë që vuajnë dënimin në burgun # 325, te k Ali Demi” në Tiranë. Gjatë këtij procesi ajo u përpoq të përqëndrohet tek individualiteti I fshehur I secilës prej grave, si edhe u përpoq që përmes fotove ti rikthente atyre invidualitetin njerëzor, duke harruar që ato janë dënimvuajtëse. Punët që dolën nga ky proces janë studime mbi invidë, pa përcaktuar kontekstin e tyre, ndërkohë që jeta në burg është një lloj pasqyre e shoqërisë ( në këtë rast asaj shqipëtare).
Yllka Gjollesha do të paraqesë një seri fotografishë në vazhdën e hulumtimit të “ lëkurës së qytetit”, ku fragmente realiteti fokusohen në objektivin e kameras së saj. Në punën e saj Yllka interesohet “ për jetën e fshehur” të gjërave. Një mur I mbuluar me shtresa posterash të ngjitur e më pas të grisur, një reze dielli mbi një njeri që pret, një shenjë graffiti që njofton një shërbim, brendia e çantës së një kalimtari apo brendia e xhebit të dikujt që po kalon apri- të gjitha këto janë për të subjekte intime dhe të rëndësishme që përpiqet ti zbulojë, ashtu si një skenar radiografik zbulon atë çka është brenda trupit tonë, apo brenda çantave dhe veshjeve tona ( nëpër kontrollet e sigurisë në aeroporte).
Syabhit Shkreli do të paraqesë punë në video dhe foto. Praktika e tij artistike e ka pikënisjen nga hetimi I problemeve me të cilat ai përballet momentalisht, si një individ që jeton në një shoqëri, tipari kryesor I së cilës është mosplotësimi I të drejtave të qytetarëve të saj; me pak fjalë, nuk është ligji, por diçka tjetër që pengon pjesmarrjen e individëve në jetën shoqërore dhe politike. E vetmja përgjigje e invidit ndaj gjendjes së tanishme është ANKIMI. Por ankimi nuk mjafton. Artisti beson në misionin e artit si një mjet I rëndësishëm në ndërgjegjësimin e qytetarëve për mundësitë e tyre brenda shoqërisë, në mënyrë që invidi të luaj një rol aktiv në bërjen, jo thjesht në bindjen ndaj ligjeve. Qytetari I ndërgjegjshëm mund të bej diçka për ndryshimin e rregullave dhe përmes tyre, të ndryshoj shoqërinë.