Qendra për Art Bashkëkohor ZETA paraqet Manifesto DESERTION, një projekt nga DebatikCenter of Contemporary Art (D.C.C.A).
4 KORRIK – 11 SHTATOR
Projekti pason Manifesto HIJACKING, i realizuar ne vitin 2022, i cili eksploroi aftësinë e artit për të arkivuar gjurmë të diskurseve të rezistencës anti-koloniale në Evropën Juglindore. Manifesto DESERTION shikon anën tjetër të rezistencës, braktisjen e pushtetit, si dhe, potencialisht, braktisjen e artit bashkëkohor. Ai mbledh bashkë artistë, kuratorë, akademikë, historianë, arkitektë, aktivistë dhe botues për të shqyrtuar në mënyrë bashkëpunuese qëndrimet dhe aktet e dezertimit.
Manifesto DESERTION fillon më 4 korrik, me FIND YOUR TONGUE: Një ngjarje për një bilbilfryrës që ekspozoi marrëveshjet e fshehta midis politikanëve dhe krimit të organizuar.
Vazhdon me RADIO DESERTION, një instalacion zanor rreth 60 minuta, i përbërë nga regjistrime zanore nga poetë, artistë, filozofë dhe kuratorë, të cilët reflektojnë mbi dy pyetje të ndërlidhura: Si mund të përdoren sot strategjitë e dezertimit për të përçarë format bbashkëkohore të hegjemonisë kulturore dhe politike? Dhe çfarë do të thotë të braktisësh vetë historinë?
RADIO DEZERTION pasohet nga EDEN EDEN EDEN, një ekspozitë e zhvilluar në tre kapituj, të cilët nga qendra e Tiranës zgjerohen drejt margjinave dhe anasjelltas, duke propozuar kështu mjetet për ndërtimin e një ARKIVI DEZERTIMIT.
EDEN 1: THE DESERTER restauruar nga Sonja Lau: Një riprodhim i porositur posaçërisht i pikturës famëkeqe të Ilya Repin-it, Dezertori (1917) nga artisti Zef Shoshi (l. 1939), shtron terrenin për një zinxhir reflektimesh mbi mungesat dhe pranitë, origjinalet dhe kopjet, anakronizmat dhe historitë spekulative, si një mjet për të shqyrtuar dezertimin e historisë së artit si një gjendje simptomatike të rajonit.
EDEN 2: MOVING BILLBOARD, i agjituar nga La Société Spectrale (Armando Lulaj, Jonida Gashi, Pleurad Xhafa): Shfaqja e papritur e 24 billbordeve në vende të papritura në të gjithë Tiranën, për intervale prej një ore, gjatë një dite të vetme, përbën bazën për të hetuar mundësinë e braktisjes së modeleve të rrënjosura/ngulitura të krijimit të ekspozitave. La Société Spectrale ka ftuar 12 artistë të kontribuojnë me dy vepra secili, një të tyren dhe një tjetër të një artisti të vdekur, praktika e të cilit ka qenë e rëndësishme për artistin përzgjedhës, dhe puna e të cilit ende flet për të tashmen ose të ardhmen e afërt.
EDEN 3: LIGHTING A FIRE ON THE BOTTOM OF THE OCEAN, ndjellur nga Vincent W.J. van Gerven Oei & Çiçek İlengiz: Në sfondin e joefektivitetit të veprimit politik dhe në peizazhin e shkretë shqiptar të ideve, ky projekt synon të aktivizojë natyrën dhe pyllin ende të parealizuar që rrethon qytetin e Tiranës me mjete të ndryshme magjike.
Manifesto DESERTION vazhdon me SURVEILLANCE, një project që heton përhapjen dhe rrjedhjen e të dhënave personale të shqiptareve dhe braktisjen e strukturave shtetërore dhe përfundon me ENACTION, një rikthim historik që përfshin përdorimin e regjistrimeve zanore origjinale nga revolta shqiptare e vitit 1997.
Manifesto DESERTION njofton gjithashtu botimin e vëllimit të tretë të serisë BIBLIOTEKA ART & POLITIKË, botuar nga Pika pa sipërfaqe, një vëllim i redaktuar nga Raino Isto, mbi trashëgimitë e realizmit socialist si metodë globale.
Manifesto DESERTION u konceptua nga: Boris Budini, Jonida Gashi, Vincent W.J. van Gerven Oei, Raino Isto, Jora Kasapi, Ataol Kaso, Valentina Koça, Sonja Lau, Armando Lulaj, Ylber Marku, Marco Mazzi, Redon Skikuli, Pleurad Xhafa.
Me kontribute nga: Tatiana Bazzichelli, Franco ‘Bifo’ Berardi, Simon Critchley, Arben Dedja, Liu Ding & Carol Yinghua Lu, Yi Gu, Srećko Horvat, Vladan Jeremic & Rena Rädle, Jin Jun, Elpida Karaba & Despina Zefkili, Thomas Logoreci, Michael Marder, Luca Martignani, Théodore Mclauchlin, Viktor Misiano, Stuart Munro, Hadas Pe’ery, Nina Power, Theo Prodromidis, Marco Scotini, Ares Shporta, Jonas Staal, Mark A. Weitz, etc.
Me vepra nga: Issam Badr, Zef Bumçi, Giovanni De Donà & Gianluca Ghini, The Question of Funding, Deniz Gezmiş, Barbad Golshiri, Martin Johnson Heade, Alban
Hajdinaj, Theodore John Kaczynski, David Kampi, Osamu Kanemura, Edward Kienholz, Tong Lam, Chris Marker, Marco Mazzi, Pınar Öğrenci, Kioumars Pourahmad, Walid Raad, Sara Rahbar, Ketty La Rocca, Christoph Schlingensief, Alessandro Scotti, Zef Shoshi & Ilya Repin, La Société Spectrale, Dziga Vertov, Ian Wilson and Pleurad Xhafa.
Manifesto DESERTION u mbështet nga: Foundation for Art Initiatives, Goethe-Zentrum Tirana. Co-funded by the European Union, Kooperativa (Regionalna platforma za kulturu), NKSS (Nezavisna Kulturna Scena Srbije, European Fund For the Balkans.
Për informacione të mëtejshme vizitoni: