TAF është një projekt, i cili angazhoi të rinj nga fusha e artit dhe kultures, pranë institucioneve të kujdesit për moshën e tretë, nëpërmjet, kinemasë, letërsisë dhe muzikës.
Për disa ditë rradhazi, në kuadër të projektit TAF (Toward a future through the past), mbështetur nga READ, Regional Network for Cultural Diversity dhe European Union, studentë nga Universiteti i Arteve dhe të rinj nga shkolla artistike “Jordan Misja”, lexuan dhe luajtën muzikë, nga autorë shqiptare dhe të huaj, në shtëpitë e kujdesit për moshën e tretë në Tiranë.








