Rruga e Parasë – Shqipëri
Një performancë instaluese në dy përsëritje
nga Peter Stamer dhe Ilya Noé
Përsëritja 1: E enjte, 16 qershor
Përsëritja 2: E premte, 17 qershor
Në orën 19.30
Në gjuhën angleze.
Nga data 1 qershor deri më 9 qershor, Ilya Noé dhe Peter Stamer, dy artistë nga Berlini, ndoqën një kartëmonedhë 200 lekësh në rrugën e saj nëpër Shqipëri. Duke përdorur një përzierje të tregimit, dokumentacionit vizual dhe veprimeve të shkurtra performuese, ata do të rigjurmojnë rrugën e tyre dhe do të hartojnë disa nga takimet e tyre me (të pa)të njohurit.
Aktiviteti mbështetet nga Goethe – Zentrum Tirana, DOTA Austria