PASCALI A TIRANA

Qendra e Artit Bashkëkohor ZETA organizon dy mbrëmje dedikuar një prej figurave të rëndësishme të lëvizjes ‘Arte Povera’, që u zhvillua midis fundit të viteve 60 dhe fillimit të viteve 70, në qytetet kryesore në të gjithë Italinë. Pino Pascali lindi më 19 tetor 1935, në Bari, Itali.

Në 1955, Pino la shkollën e orientuar nga shkenca, në Bari dhe shkoi në një shkollë të mesme të specializuar në arte, në Napoli. Më vonë, në 1956, ai u regjistrua në ‘Accademia di Belle Arti di Roma’, në kursin e dizajnit skenik, të mbajtur nga Peppino Piccolo. Edhe pse Pino Pascali vdiq në moshë të re (tridhjetë e dy vjeç) në vitin 1968, karriera e tij e shkurtër ka shërbyer si një kontribut i rëndësishëm në artin e pasluftës.

Figura e Paskalit vjen në Tiranë nëpërmejt dy mbrëmjeve me dy produkte të ndryshme kulturore.

22 – 10 – 2021, 18:30

Projektimi i dokumentarit ‘Sull’orlo della gloria’ (2017, 70’) me regji te Maurizio Sciarra.

“Sull’orlo della gloria” rrëfen jetën dhe veprën e artistit Pino Pascali duke nxjerrë në pah “shpirtrat e ndryshëm” të personazhit: pionier i trasformimit, profet, por edhe huligan arti, diversant, apo xhongler. Ai vdiq në një aksident me motor, kur ishte “në majë të lavdisë”. Punimet e tij janë të pranishme në muzetë më të rëndësishëm në botë, si; MOMA, Tate Modern apo GNAM. Përmes deshmive të njerëzve që ishin në kontakt me artistin, në qytetet ku ai ekspozoi, si: Bari, Roma, Parisi, apo Nju Jorku, del në pah bota e artistit novator dhe brilant, si pararendës i tendencave dhe lëvizjeve të kohës.

23 – 10 – 2021, 18:30

Bisedë mbi librin ‘Super. Pino Pascali e il sogno americano’, nga kuratori dhe kritiku i artit, Roberto Lacarbonara. Biseda do të moderohet nga përkthyesi për gjuhën italiane, Erion Gjatolli.

“Superman”, “supermarket”, “superstar”, “super fuqi”. Afirmimi i imagjinatës amerikane, pas Luftës së Dytë Botërore, matet me shfaqjen e një superioriteti hegjemonist, jo vetëm ekonomik dhe politik, por mbi të gjitha, kulturor. Në skicën, “Super”, të fillimit të viteve gjashtëdhjetë, Pino Pascali, i cili ka qenë gjithmonë i magjepsur nga imagjinata e POP-it Amerikan – duket se gjurmon shenjat dalluese të kulturës vizuale amerikane, duke parashikuar shumë prej proçeseve me ndikim progresiv post-kolonial në të gjithë Perëndimin, dhe jo vetëm.

Ky projekt u mbështet nga Instituti Italian i Kulturës Tiranë.